GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa nga spitali: E kotë të përpiqemi ta dëbojmë vdekjen, duhet të përballemi me të

18:06 - 05/03/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Vatikanit shtrohet në spital

Pope Francis during General's Audience in St.Peter's Square in Catican City, 26 October 2022. ANSA/PRESS OFFICE VATICAN MEDIA

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Vdekja është një realitet me të cilin duhet të përballemi”, shkruan Papa Françesku në Ditën e Hirit, që për Kishën shënon fillimin e Kreshmës. Në këtë ditë të rëndësishme, Papa, i shtruar tashmë prej njëzet ditësh në spitalin Gemelli, nuk mund të kryesojë ceremoninë tradicionale në kodrën Aventino të Romës.

Kreshma fillon me një marshim që nis nga kisha e Shën Anselmit dhe përfundon në bazilikën e Shën Sabinës, ku zhvillohet mesha dhe besimtarët marrin hirin e bekuar.

Edhe vitin e kaluar, kushtet klimatike e kishin penguar Papën të merrte pjesë në pjesën e parë të ceremonisë, por ai kishte kryesuar meshën. Këtë vit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ndodhet në spital, duke ndjekur një trajtim të kujdesshëm mes krizave të shpeshta të frymëmarrjes.

Natën e kaluar, ai ka përdorur një maskë oksigjeni për të marrë frymë më lehtë, ndërsa mëngjesin e sotëm iu rikthye një formë më të lehtë oksigjenimi. Në mungesë të tij, mesha e Aventinos kryesohet nga kardinali Angelo De Donatis, i cili lexon mesazhin e përgatitur nga Papa për këtë rast. Në këtë mesazh, Françesku ndalet në temën e brishtësisë dhe të përkohshmërisë së jetës njerëzore. “Hiri na kujton se jemi pluhur, nga pluhuri kemi ardhur dhe në pluhur do të kthehemi”, shkruan ai, duke përmendur psalmet që na kujtojnë se jeta është e përkohshme dhe njeriu shpenzon energji për të grumbulluar gjëra që nuk e di kush do t’i marrë pas tij.

Ky reflektim përkon me mesazhin e tij të fundit nga spitali, kur Papa shprehu bindjen se brishtësia njerëzore përmban një “bekim të fshehur” dhe na mëson të kemi më shumë besim te Zoti. Ai shton se “gjendja e brishtësisë na kujton dramën e vdekjes”, një temë që shoqëria moderne shpesh përpiqet ta shmangë, por që mbetet një realitet i pashmangshëm.

Papa sjell në vëmendje edhe vuajtjet e njerëzimit, duke përmendur ndasitë ideologjike, padrejtësitë sociale, shfrytëzimin e burimeve natyrore, dhunën dhe luftërat, të cilat ai i quan “pluhurat toksikë” që ndotin botën dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen.

Megjithatë, mesazhi i tij është një thirrje për shpresë. “Pashka drejt së cilës po ecim na mbështet në brishtësinë tonë”, thekson ai, duke paralajmëruar që të mos e shohim jetën si të pakuptimtë, siç bëjnë disa që besojnë se me vdekjen gjithçka përfundon. Përkundrazi, Papa na fton të ngremë kokën dhe të shohim përtej, drejt shpresës së ringjalljes.

Ndërsa Kreshma për besimtarët sapo ka filluar, ajo e Papës ka nisur prej gati tre javësh dhe vazhdon ende.

Etiketa: PapaPapa Francesku

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Hetuesit e Trump mbërrijnë në Ballkan! Nis investigimi për fondet e USAID, përfshihet edhe Shqipëria

SHBA/ Ndërprerja e financimit për USAID, Gjykata e Lartë vendos kundër Trump-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com