GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paralajmërimi i fortë: Me legalizimin e kanabisit do të pastrohen paratë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Oligarkët rusë janë financuar nga qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimet lidhur me miratimin e projektligjit të kanabisit mjekësor në Shqipëri. Në një lidhje direkt për Top Story, kryetarja e Komisionit të Integrimit renditi arsyet se pse ky projektligj pengon integrimin dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria.

“Unë besoj se në procesin legjislativ, nuk është se kemi pasur ndonjë parregullsi vitet e fundit, por kur vjen një ligj në parlament dy gjëra duhet ti shohim. Pse po lind nevoja pse i shtrohet qytetarëve pyetja a duhet të legalizojmë kanabisin? A është shtruar kjo pyetje në shumë vendime shumë të diskutueshme.

Është hera e parë që e dëgjoj Këshillimin Kombëtar si një justifikim për një ligj të paktën në 10-vjeçarin e fundit, dhe së dyti impakti që do ketë. Unë besoj se ligji, me aq sa e kam parë dhe lexuar nuk jep asnjë sqarim nga pikëpamja ekonomike. Nuk tregon asnjë përfitim ekonomik, tërheqje të jashtëzakonshme investitorësh ose ndonjë ‘boom’ të jashtëzakonshëm kërkesash që do kemi si rezultat i hapjes së këtij sektori të ri.

Ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, dhe sot RMV nuk njihet për këtë sektor, njihet për investimet e huaja në sektorë të tjerë . Askush nga ne nuk ka dëgjuar që Maqedonia është bërë atraksion ndërkombëtar se pse ka legalizuar kanabisin dhe kjo lidhet me arsyet se sjelljes së ligjit. Ta shohim edhe në planin e kontrollit të territorit, arsyeja se pse kam folur për këtë ligj në 4 vitet e fundit dhe në çdo raport, kontrolli i territorit, Shqipëria vend tranzit, vend burim vitet e fundit, është një nga elementët kryesor në këtë proces. Unë të siguroj nga kontaktet që kam pasur nga delegacioni dhe komisioni, për ta ka qenë një surprizë prezantimi i projektligjit ditën e premte. Nga marsi deri ditën e premte askush nuk e ka përmendur që ligji po vjen dhe po bëhet realitet. Prezantimi kaq shpejt pa analizë konkrete kur ke probleme për kontrollin e territorit, fenomen nuk ke mundur ta menaxhosh në mënyrë të kontrolluar, ta imagjinosh sa e vështirë do jetë ta kontrollosh. Shqipëria në ndryshim nga vitet e para ku ka qen vend kalimi i drogërave, tani është bërë vend burimi. Në fund të ditës çfarë është nevoja sot që ky ligj dhe pse ishte e nevojshme të pyeteshin qytetarët nëse duhej legalizuar kanabisi.”-tha Tabaku.

Etiketa: Kryesore1PDTabaku

Lajme të lidhura

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Aktualitet

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit
Aktualitet

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26
Para
Transporti falas, Godole: Të djathtët nuk bëjnë premtime…

Përplasjet në PD e vulës, Godole: Pakica po tenton të zgjedhë kryetarin dhe bunkerizojë partinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com