GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Paratë e shkollave profesionale/ Kujt ia dha MFE 720 mln lekë?

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Paratë e shkollave profesionale/ Kujt ia dha MFE 720 mln lekë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me datë 21 nëntor Ministria e Financave ka nënshkruar tre tenderë me vlerë 72 milionë lekë të reja. Nga shqyrtimi i këtyre dokumenteve në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tregohet se bëhet fjalë për një projekt që do të investojë tek shkollat profesionale në vend.  Konkretisht, kemi të bëjmë me tender me objekt  “Mjete për repartet e praktikave në shkollat profesionale”  me vlerë 72 600 000 të ndarë 3 lote. Sipas të dhënave të publikuar,  tenderi i parë ka si qëllim “Blerje pajisje profesionale kuzhine dhe pastiçerie për repartet e praktikave në shkollat e Aftësimit Profesional”. Për të cilin do të shpenzohen 31. 486. 666 lekë ose 310 milionë lekë të vjetra.

Procedurat për këtë tender janë kryer dhe fituese është shpallur firma INPLY shpk, në pronësi Raship Çelos. Në fakt kjo kompani është e një nga klientet e krybashkiakut Erion Veliaj. Vetëm në 2 vitet e fundit firma në fjalë ka përfituar mbi 1 miliard lekë tenderë, të gjithë nga bashkia Tiranë.

 

Ndersa nga të dhënat e Open Data tregohet se kjo kompani regjistron dhe një numër të lartë tenderash pa garë, nga të gjitha bashkitë.

Por, edhe në këtë rast kryesojnë kontratat në shkelje të ligjit të prokurimeve publike me Bashkinë Tiranë.

Gjithashtu, në këtë regjistër janë raportuar edhe dy lotet e tjera të këtij projekti. Loti 2 me objekt  “Blerje pajisje/materiale për repartet e: teknologjisë së automatizimit: repart për elektrotekniken elektromekanike: reparti i automekanike”. Për të cilin do të paguhet 36 389 867 lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra.

 

Ndërsa loti 3 parashikon blerje të “pajisjeve për repartet axhusterisë + saldim të praktikave”. Për këtë segment të tenderit do të shpenzohen 4 723 467 lekë të reja nga buxheti  i shtetit. Nga shqyrtimi i dokumenteve  evidentohet se të dy këto lote janë fituar nga kompania “LIGUS” SHPK, me administrator Klaudio Pashaj.

 

Gijotina. com evidenton se kjo kompani nuk zotëron licencat e nevojshme për të marrë pjesë në gara të tilla. Ajo ka si objekt shërbimi “Eksport dhe tregtimi i artikujve te ndryshëm industrial pajisje dhe materiale hidraulike dhe elektrike, vegla pune”. Kështu, kjo kompani nuk gëzon certifikatë për të ofruar këtë shërbim në treg. Aq më tepër që për të tilla raste kërkohen kritere të veçanta për çdo paisje. 720  milionë lekë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj,  po i çon në duart e kompanive të favorizuara që cenojnë konkurrencën e lirë.

 

Shkollat në harresë

Në dokumentet e secilit lot specifikohet se, furnizimi me paisje të laboratorëve në Shkollat Profesionale do të fillojë nga muaji i parë i vitit të ardhshëm. Duke treguar që deri më tani këto shkolla kanë pasur mangësi laboratorësh, të reflektuar në mangësi të mësimdhënies në praktika.

Kujtojmë se një vit më parë në një intervistë për mediat, eksperti i Arsimit, Fatmir Vejsiu ka deklaruar se në shkollat tona profesionale mungon praktika e mirë dhe lidhja me tregun e punës.

“Shumë pak nga ato që mbarojnë shkollat profesionale ndihmohen për t’u tërhequr nga tregu i punës. Edhe si pasojë e moskoordinimit dhe marrëveshjeve me sektorin privat, i cili është punëdhënësi kryesor në vend. Asnjë profesion nuk mund të mësohet vetëm në shkollë. Në të studenti merr njohuritë dhe shprehitë fillestare të profesionit të cilat me kalimin e viteve perfeksionohen në varësi të punës që bën dhe dëshirës e pasionit për punën që bën. Tek ne, shkolla është e shkëputur nga tregu i punës dhe të rinjtë pas përfundimit të saj e kanë të vështirë të gjejnë veten si pjesë e saj”, është shprehur ai.

Kujtojmë këtu se që në vitin 2017 qeveria e “Rilindjes” ka prezantuar projektin 2017-2021.

Duke premtuar se do  të ndërtojë shkolla në çdo bashki të vendit. Sot flasim një vit pasi afati i këtij projekti ka përfunduar dhe nuk shohim asnjë rezultat. Sipas të dhënave, vetëm 20 bashki kanë shkolla profesionale, në të cilat dukshëm ka mangësi në infrastrukture. Qeveria po kujtohet tani që jemi në prag zgjedhjesh për këto shkolla. Ndërkohë që paratë i çon në duart e klientëve të ministres Delina Ibrahimaj.

Lexo edhe: Rama mbyll shkollat, nxënësit shkojnë në takimin elektoral

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Delina IbrahimajShkollat Profesionale

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Kundër traut në Divjakë, deputetja e PD dorëzon padi në Gjykatë

Kundër traut në Divjakë, deputetja e PD dorëzon padi në Gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com