GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka depozituar dy amendamente në Projektbuxhetin e vitit 2027, për t’i dhënë fund braktisjes dhe nënvlerësimit të dy kategorive që kryejnë një shërbim jetik për sigurinë e qytetarëve.

Amendamenti i parë parashikon rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në Programin 10910 të Ministrisë së Mbrojtjes, nga 261,8 milionë lekë në 353,43 milionë lekë. Rritja prej 35% propozohet të përfshijë edhe pagesat e  tyre për orët shtesë, shpërblimet dhe dietat.

Amendamenti i dytë parashikon rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Sistemit të Burgjeve, në Programin 03440 të Ministrisë së Drejtësisë, nga 5 miliardë e 635,54 milionë lekë në 7 miliardë e 607,98 milionë lekë.

Edhe kjo rritje prej 35% propozohet të përfshijë pagesat për orët shtesë, shpërblimet dhe dietat. Partia e Lirisë kërkon miratimin e këtyre dy amendamenteve, për t’i dhënë fund një padrejtësie të zgjatur ndër vite dhe për të garantuar dinjitetin e atyre që shteti nuk duhet t’i kujtojë vetëm kur ka nevojë për ta, por t’i mbështesë çdo ditë.

“Janë mijëra punonjës të ndershëm të shtetit, që për vite e vite me radhë punojnë në mjedise me rrezikshmëri të lartë, nën presion të vazhdueshëm fizik dhe psikologjik, me turne të zgjatura, shërbim natën, fundjavave dhe festive, por që vëmendja ndaj të cilëve ka qenë zero. Mbipopullimi i burgjeve dhe ngarkesa e shtuar e punës ka rënduar edhe më shumë mbi ta, ndërsa pagat dhe kushtet e punës mbeten shumë larg përgjegjësive që mbartin.

Partia e Lirisë e konsideron të papranueshme që këta punonjës heronj të shtetit të trajtohen si të harruar nga shteti, ndërkohë që prej tyre kërkohet gatishmëri dhe sakrificë e pakufizuar. Nuk mund të kërkosh heronj në çdo emergjencë, ndërsa për vite me radhë t’i paguash me paga skandaloze dhe t’i lësh në kushte edhe më skandaloze. Rritja me 35% e pagave për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve nuk është favor, por një detyrim ndaj nëpunësve të shtetit që rrezikojnë jetën për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve” tha Blushi në deklaratën për median nga selia e PL-së.

Etiketa: pagazjarrfikes

Lajme të lidhura

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan

10:51 - 24/11/26
Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist
Aktualitet

Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

10:27 - 24/11/26
Operacion në kryeqytet, shoqërohet ish-drejtori i Policisë
Aktualitet

Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë: Drejtësia u vu në vend

10:01 - 24/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve
Aktualitet

Partia e Lirisë depoziton 2 amendamente: 35% rritje pagash për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve

11:04 - 24/11/26

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka depozituar dy amendamente në Projektbuxhetin e vitit 2027, për t’i dhënë fund braktisjes...

Lexo më shumë
Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan

10:51 - 24/11/26
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

10:27 - 24/11/26
Operacion në kryeqytet, shoqërohet ish-drejtori i Policisë

Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë: Drejtësia u vu në vend

10:01 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com