GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas dorëheqjes nga Kushtetuesja të Elsa Toskës, zëvendësuesi në dorë të opozitës

22:14 - 01/10/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas dorëheqjes nga Kushtetuesja të Elsa Toskës, zëvendësuesi në dorë të opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 8 anëtarë, por duket se jo edhe për shumë kohë. Kuvendi i Shqipërisë ka hapur procedurën për plotësimin e vendit vakant që la Elsa Toska pas dorëheqjes së saj pak ditë më parë. Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorezohen deri në datën 28 Tetor 2024. Madje, janë nxjerrë edhe kriterët që duhet të plotësojnë kandidatët.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Dy javë më parë, Elsa Toska njoftoi zyrtarisht dorëheqjen nga posti i saj, duke cituar “arsye personale”, por nuk dha detaje të tjera. Pas dorëheqjes, trupa e Gjykatës Kushtetuese shpalli vakancën dhe njoftoi organin e emërtesës, që në këtë rast është Kuvendit, për vijimin me procedurat për zëvendësimin e Toskës. Zëvendësimi i saj vjen në një kohë “të vështirë” për Kuvendin pasi opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë marrëdhënie normale institucionale me institucionet dhe maxhorancën. Çështja qëndron në faktin se pasardhësi i Toskës duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar votash nga 140 deputetët e Kuvendit. Pra, minimalisht duhen jo më pak se 84 deputetë. Me shumë gjasa, zgjedhja e emrit që do të zëvendësojë Toskën do të mbetet pezull për disa kohë, derisa të ketë një urë dialogu mes maxhorancës dhe opozitës.

Etiketa: Gjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Para
Kërkohet burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, nuk deklaroi pasurinë

Kërkohet burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, nuk deklaroi pasurinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26

Arkeologët besojnë se mund të dalë në dritë një banesë me çati e përmasave të mëdha apo monument kulti bazilik....

Lexo më shumë
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com