GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas ‘SKY’ dhe ‘Encrochat’, Europol zbërthen një tjetër aplikacion: Përdorej nga krimi i organizuar

14:22 - 03/12/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Prokuroria kërkon arrestimin e 58 personave, mes tyre edhe shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lajm i ardhur nga Europa ka tronditur sërish krimin e organizuar. Pas zbërthimit të Sky ECc, Encrochat, Exclu dhe Ghost, Europol ka njoftuar se ka zbërthyer mesazhet e një tjetër serveri të encriptuar që quajtur “Matrix”.

Një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e platformës “Matrix”. Europol ka njoftuar përfundimin e këtij operacioni të suksesshëm që ka çuar në deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazheve, në 33 gjuhë.

“Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve holandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit”, thuhet në njoftimin e Europol.

Operacioni për zbërthimin e këtij aplikacioni mësohet se ka zgjatur rreth tre muaj. Europol njofton se aplikacioni përdorej nga grupet kriminale. Mesazhet e gjetura në këët aplikacion mësohet se datojnë nga viti 2021.

“MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi”, thuhet në njoftim.

Aplikacioni Matrix, mendohej se ishte më i sigurte se të gjitha aplikacionet e mëparshme dhe mësohet se kishte mbi 40 servera të shpërndarë në Francë dhe Gjermani.

“Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani”, thuhet në njoftimin e Europol.

Aplikacioni raportohet se përdorej për trafikun e drogës, të armëve, pastrimin e parave dhe për vrasje.

“Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave”, thuhet në njoftim.

Sipas asaj që raporton Europol, një telefoni cili përmban aplikacionin “Matrix” kushtonte nga 1300-1600 euro, për vetëm 6 muaj abonim. Në total, janë regjistruar mbi 8 mijë llogari në këtë aplikacion.

Etiketa: EUROPOLSky ECC

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com