GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi shembi shtëpitë/ Veliaj i jep 1.5 mld Kapllanajt për asfalt tek “5 Maji”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi shembi shtëpitë/ Veliaj i jep 1.5 mld Kapllanajt për asfalt tek “5 Maji”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë mandat, kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë vetëm me prishjen e banesave të qytetarëve dhe ndërtimin e kullave. Kujtojmë se kur garoi për mandatin e parë, Veliaj premtoi se nuk do të ketë ndërtime kullash në Tiranë. Tani që po afrojnë zgjedhjet e radhës, Veliaj gjen sërish mënyrën që të shkojë “pranë” qytetarëve dhe t’iu kërkojë votën.

Me pak fjalë njëherë në katër vjet, kryen gjoja investime për nevojat e domosdoshme të qytetarëve. Rrugët në kryeqytet përveç se janë shumë të ngushta, të mbuluara nga plehrat janë dhe të amortizuara, janë kthyer në burim aksidentesh për shkak se nuk është vënë dorë prej kohësh.

Tani që na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet, kryebashkiaku po iu hedh nga një dorë asfalt rrugicave në lagjet e Tiranës. Tenderi më i fundit që ka zhvilluar është në 6 mars 2023. Pavarësisht se ka si objekt Rehabilitimi i rrugëve “5 Maji-Dibrës-Njazi Meka-Abedin Cici, katër rrugica ku janë bërë shumë shembje dhe janë lënë të pastrehë shumë qytetarë, Veliaj do të hedh 1.5 miliardë lekë. Në fakt. Prapa përkushtimit për qytetarët është shërbimi që u bën ndërtuesve të kullave në këtë zonë.

Kryebashkiaku e zgjidh qesen kur ka në plan që të lidh kontratë me miqtë e tij. Në dokumente shihet se tenderin e ka marrë pa garë firma “Shkëlqimi 07”, në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. Pas firmës qëndron vëllai i pronarit, ish-deputeti Agron Kapllanaj. Për këtë tender kanë shfaqur interes 19 firma, sepse është para e madhe! Gjithsesi Veliaj i ka skualifikuar të gjitha në fazën e parë, edhe pse 3 prej tyre kishin oferta më të lira se Kapllanaj. Dhe kështu, në fazën e dytë la në garë vetëm firmën e demokratit Agron Kapllanaj. Ky i fundit e ka nënshkruar kontratën pa garë fare, duke cenuar ligjin e konkurrencës.

Lidhja Kapllanaj-“Rilindje”

Këtë tender Veliaj e ka zhvilluar pa garë, me çmim marramendës, duke ia ka dhënë një oligarku të njohur për përvetësimin e fondeve publike.

Shkëlqim Kapllanaj ka marrë shumë tenderë pa garë në saj të lidhjeve politike që ka vëllai.  Madje ky i fundit ka arritur të sigurojë shumë kontrata edhe nga qeveria Rama, edhe pse politikisht janë kundërshtarë.

Kapllanaj është një nga personat më të akuzuar nga opozita për lidhjet me kryeministrin Edi Rama. Agron Kapllanaj është kandidati i parë i Lulzim Bashës që ka konfirmuar se do të jetë në garë për bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet e 14 majit.

Menjëherë pas konfirmimit të tij si kandidat, Sali Berisha e cilësoi ish-kryetarin e degës së PD-së në Mallakastër si të kapur nga Rama. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që ish-kryeministri e artikulonte këtë akuzë. Sipas PD-së, shoqëria ‘Shkëlqimi 07’,  ka marrë më shumë se mbi 6 milionë euro në vit nga ‘Rilindja’. Në fakt, të dhënat e Spendig Data tregojë miliarda lekë që i janë transaksionuar nga Thesari i Shtetit në 3 vitet e fundit

Lexo edhe: Fluturon Demo i Beratit/ I jep 400 mln lekë për asfalt ish-deputetit Kapllanaj

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 5 majiAgron Kapllanajdeputet PDRilindjaShembjeshkelqim kapllanajtendera

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
Skenari i Walt Disney, në botën reale

Skenari i Walt Disney, në botën reale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com