GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Patozi për non gatën e Berishës: Rrëzimi i mitit të tij sinjal alarmi, kënaqësia e mazhorancës naive

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Patozi për non gatën e Berishës: Rrëzimi i mitit të tij sinjal alarmi, kënaqësia e mazhorancës naive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astrit Patozi, ish nënkryetar i Partisë Demokratike ka reaguar për futjen e Sali Berishës në listën e zezë të SHBA. Në një shënim në rrjetet sociale, Patozi e ka cilësuar si “lexim të ftohtë” komentin e tij, ndërsa thekson se me Berishën është ndarë politikisht tetë vite më parë.

Sipas tij, shpallja “Non Grata” e Sali Berishës nuk është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri. Patozi shprehet se i duket i nxituar dhe naiv kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

“Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot”, shprehet ndër të tjerë Patozi.

Komenti i plotë:

NJË LEXIM I FTOHTË PËR DËNIMIN E SALI BERISHËS

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.

Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.

Etiketa: Astrit PatoziSali Beridha

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet
Breaking Views

Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet

21:30 - 06/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Fiksimet e çuditshme dhe fobia më e madhe, Almeda Abazi zbulon gjithçka nuk kemi ditur për të

Fiksimet e çuditshme dhe fobia më e madhe, Almeda Abazi zbulon gjithçka nuk kemi ditur për të

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com