GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Pavarësia/ Rama dhe Kurti nuk harrojnë ‘ftohjen’ mes tyre!

16:46 - 28/11/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Pavarësia/ Rama dhe Kurti nuk harrojnë ‘ftohjen’ mes tyre!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardhja e Albin Kurtit në Shqipëri, me rastin e Pavarësisë, tërhoqi vëmendjen e mediave në vend. Fakt është se Kryeministri Rama nuk pati një takim zyrtar me Albin Kurtin, por vetëm një shtrëngim duarsh, duke reflektuar edhe një herë ‘ftohjen’ që ekziston midis tyre.

Gjatë ecjes në monumentin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës, Rama dhe Kurti ecën të ndarë, në mes tyre ecnin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij, para mediave, Kurti tha se nuk ishte dita sot për të debatuar për dallimet politike.

“Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojani me piktorë vlonjatë pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. Kemi shumë ditë të tjera gjatë vitit për këto tema”, tha Kurti.

Pjesë e ceremonisë në Vlorë ishte edhe Sali Berisha. Ai mbërriti më vonë në një ceremoni veçmas me pak njerëz të strukturave partiake të Vlorës.

Berisha tha se nuk kishte ftesë për ceremoninë shtetërore. Ai zhvilloi homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit.

Lulzim Basha uroi nga Facebook shqiptarët për ditën e ngritjes së Flamurit.

Vetë ai nuk ishte në Tiranë, por në Kosovë, në Mitrovicë.

“Në ditën e pavarësisë, Kryetari i PD, Lulzim Basha, sëbashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD, do të bëjë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit. Për të nderuar ne këtë 111 vjetor të pavarësie  kontributin vendimtar të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë, në mbështetje të Ismail Qemalit dhe qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar”, thuhet në njoftimin e PD-së zyrtare.

 

 

 

Etiketa: Albin KurtiBajram BegajEdi RamaKryesore1Lindita NikollaLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri

SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Lexo më shumë
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com