GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pazare në kohë krize/ Kreu i OST jep 150 mijë euro të paligjshme për Afrim Qendron

11:54 - 25/08/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Pazare në kohë krize/ Kreu i OST jep 150 mijë euro të paligjshme për Afrim Qendron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e skandaleve qindra-mijëra euro me tenderat e zhvilluar nga institucionet shtetërore, për fat të keq, tashmë ka marrë trajtat e një situate rutinore, ku shkeljet janë të përditshme, ndërkohë që reagimi i institucioneve ligjzbatuese është afërisht Zero. Në morinë e institucioneve problematike me tenderat, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) nën drejtimin e Skerdi Drenovës ka një vend “nderi”, për shpeshtësinë e tenderave abuzive. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të përfunduar në Maj të këtij viti, ka identifikuar disa procedura tenderuese të kryera në kundërshtim me ligjin.

“Boldnews.al” ka veçuar njërin prej tyre. Ndoshta jo më i shtrenjti, por me shkeljen më flagrante, sipas konstatimeve të KLSH-së. Zyrtari Qendro është një prej njerëzve më të promovuar nga kryeministri Edi Rama. Ai ishte drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, kur shpërtheu skandali i “Unazës së Re”. Një kompani fantazmë, “DH-Albania” fitoi tenderin mbi 20 milionë euro për ndërtimin e lotit të dytë të segmentit “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, në Tiranë.

Pas shpërthimit të skandalit, Rama u detyrua ta largojë Qendron nga ARRSH dhe përkohësisht e vendosi si dublues të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pasi ky i fundit nuk po i bindej më liderit të tij politik. Paralelisht me karrierën e tij institucionale, edhe kompania e familjes së Qendros vijon aktivitetin e saj me progresion rritës në fitimin e tenderave publikë.

Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdit të OST-së për aplikacionet EMS. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.” Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

 

 

Etiketa: abuzimARRSHkompaniakryesore2TENDERR

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Gara në mes të Tiranës, kapet i “forti” me Benz (Video)

Gara në mes të Tiranës, kapet i “forti” me Benz (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com