GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD çon në KAS 300 emra për shit-blerje votash: Kanë marrë 100-300 euro

09:54 - 24/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD çon në KAS 300 emra për shit-blerje votash: Kanë marrë 100-300 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu foli për një listë me 300 emra në qarkun e Durrësit, që sipas demokratëve kanë marrë 100-300 euro për votën e tyre.

Logu kërkoi nga KAS kryqëzimin e të dhënave për të parë nëse këta persona kanë votuar dhe se a kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore si komisionerë apo operatorë më 25 prill 2021.

“Ne besojmë të gjitha faktet, rrethanat dhe gjithçka parashtruam, do të faktohej në përmasat reale përmes marrjes së provave në organet e administratës publike. Kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara përmes pajisjes së identifikimit elektronik PEI si dhe janë depozituar 3 lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë nëse këta persona kanë votuar, në cilat QV kanë votuar në cilat KZAZ etj. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore.  Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash dhe shumat e parave që kanë marrë, duam të dimë nëse ata persona kanë votuar apo kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore”, tha Logu.

Diskutimet në KAS:

Ledio Braho: Kush është qëllimi që doni të bëni kryqëzimin nëse kanë votuar apo jo?

Marash Logu: Kjo listë provon një nga pretendimet kryesore që blerja e votës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ledio Braho: E dispononi këtë listën?

Marash Logu: Është pjesë e provave që PD ka depozituar së bashku me kërkesën ankimore. Ka edhe një listë me emra dhe mbiemra si dhe të dhëna të tjera, si dhe shuma nga 100 deri në 300 euro që ata kanë marrë në këmbim të votës.

Ledio Braho: Nga administrata të kërkojmë listën e përfshirë në administratën zgjedhore në qarku Durrës. Të jepet lista dhe kryqëzimi nëse këta 300 persona janë pjesë e administratës zgjedhore. Nëse kanë votuar ose jo këtë duhet të na i shpjegojë administrata zgjedhore.

Etiketa: KASLSIPDPS

Lajme të lidhura

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
Zbulohen detaje të tjera për burimin e virus në Kinë: Në spital me simptoma që në nëntor

Zbulohen detaje të tjera për burimin e virus në Kinë: Në spital me simptoma që në nëntor

TË FUNDIT

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të martën në mëngjes. Ata...

Lexo më shumë
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.6 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com