GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon: Rama shpërblen me fonde publike autorët e masakrës zgjedhore, Velipoja një nga skenat e krimit zgjedhor

10:01 - 02/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD denoncon: Rama shpërblen me fonde publike autorët e masakrës zgjedhore, Velipoja një nga skenat e krimit zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sot se pas masakrës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama po shpërblejnë Tom Doshin. Në një konferencë për mediat, Enkelejd Alibeaj, deputet i sapozgjedhur i PD, thotë se Pëllumb Gjoka, njeri i afërt i Tom Doshit është shpërblyer nga Bashkia Tiranë me një fond prej 204 mijë euro për një tender pastrimi. Sipas PD, edhe më herët, përpara masakrës zgjedhore nga shtatori 2020, kjo kompani ka përfituar nga e njëjta bashki 5 tendera me vlerë 1.8 milionë euro si dhe në janar 2021 (periudhë zgjedhore) ka përfituar nga KKT me firmën e Edi Ramës “Leje për ndërtimin e objektit: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Pasi masakra e Velipojës nxori edhe njëherë në pah gjunjëzimin e shtetit përballë krimit, përgjigja e vetme që regjimi Rama-Doshi ishte nisja e aksionit propagandistik në vijën bregdetare, nëpërmjet të cilit kërkojnë të krijojnë imazhin e rremë të një situate nën kontroll. Por, sikurse qytetarët e dinë, e kundërta është e vërtetë.

Ndaj ky aksion nuk e mbulon dot rrokopujën e rendit dhe sigurisë, sepse rrënjët e masakrës së Velipojës janë të thella dhe shkojnë te modeli mbi të cilin është ngritur pushteti i regjimit Rama-Doshi: lidhjet e politikës me krimin dhe bashkëpunimi i tyre në vjedhjen e zgjedhjeve.

Dhe Velipoja është një nga skenat e krimit zgjedhor, sepse aty prej vitesh vepron trafikanti i drogës Pëllumb Gjoka, një nga ushtarët më të rrezikshëm të regjimit Rama-Doshi, që në çdo palë zgjedhje zbret në fushë për të blerë vota, për të shantazhuar qytetarët dhe në këmbim fiton pandëshkueshmërinë, lirinë për të pastruar paratë e pista dhe akses në tenderat publik.

Dhe fill pas masakrës zgjedhore, si shpërblim për shërbimet e tij ndaj Ramës, trafikanti Pëllumb Gjoka, përfiton pa garë nga Bashkia Tiranë tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit”, me vlerë kontrate 204 mijë euro (95% e fondit limit).

Por shpërblimet nuk kanë munguar edhe përpara masakrës zgjedhore, pasi nga shtatori 2020 ka përfituar nga e njëjta bashki 5 tendera me vlerë 1.8 milionë euro si dhe në janar 2021 (periudhë zgjedhore) ka përfituar nga KKT me firmën e Edi Ramës “Leje për ndërtimin e objektit: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë.
Tenderat të fituar pa garë dhe pranë fondit limit nga Bashkisë e drejtuar nga Veliaj dhe leja e ndërtimit në Velipojë me vulën e Edi Ramës, janë ilustrimi më kuptimplotë se si paratë e drogës shkrihen me paratë publike dhe se si shteti vendoset në shërbim të kriminelëve që vodhën zgjedhjet, për të vjedhur bashkë me politikanët e korruptuar taksat e shqiptarëve.
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK Pëllumb Gjokën për belerje votash gjatë masakrës zgjedhore të 25 prillit, bashkë me të janë kallëzuar Tom Doshi, Artur Hata (burri i deputetes së PSD-së Meri Merkiçit) dhe Dor Dulin, të gjithë persona me rekorde kriminale.
Sot ne i bëjmë përsëri thirrje SPAK të mos vonojë hetimet ndaj autorëve të masakrës zgjedhore, sepse çdo tolerim, çdo vonesë, dëmton drejtpërsëdrejti qytetarët shqiptarë duke çimentuar edhe më shumë kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.
Krimet zgjedhore, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsioni që lulëzon për të ushqyer me para publike këtë lidhje, godasin ekonominë, godasin sipërmarrjen e ndershme, godasin sigurinë e çdo familje që sheh në pandëshkuehsmërinë e politikës të lidhur me krimin pamundësinë për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri.
Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe ndarja e politikës nga krimi është e vetmja rrugë për të pasur rend dhe siguri, është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.

Etiketa: denonconEnkeld AlibeajPD

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Kush janë dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit të arrestuar në operacionin “Shpirti” (EMRAT)

Kush janë dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit të arrestuar në operacionin “Shpirti” (EMRAT)

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com