GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së në 6% për produktet e shportës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së në 6% për produktet e shportës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikurse u paralajmërua një ditë më parë, Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend amendamentet për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% që është aktualisht, në 6%.  Sipas PD-së, ulja e TVSH-së nga 20% në 6 % ndikon drejtpërdrejtë në familjet shqiptare, duke ulur çmimet e produkteve të baze të konsumit.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha se një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë vende të BE-së prandaj kërkoi që ta bëjë edhe qeveria shqiptare.

“Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisë dhe të nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në si një nxitje dhe një stimulim për ekonominë. Sot shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë, siç rezulton në një ulje të çmimit të energjisë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe është shumë konkret. Të ndihmojmë atë pjesë të popullsisë që sot ka reduktuar dhe ka ulur konsumin“, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD shprehet se efekti financiar i saj është 17 miliardë lekë, ndërsa shton se qeveria heq TVSH e jahteve duke ndihmuar një grusht të vogël njerëzish.

“Të ndihmojmë shtresat në nevojë, të ndihmojmë ata që e kanë jetesën të papërballueshme. Efekti financiar i saj është 17 miliardë lek, që është asgjë në krahasim me favoret që ka pasur buxheti i shtetit vitet e fundit. Është hequr renta minerare, është hequr TVSH-ja e jahteve. Ka pasur nxitje dhe iniciativa ligjore përsa i përket TVSH-së të cilat nuk kanë ndihmuar qytetarët, kanë shkuar në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish që nuk kanë nxitur ekonominë”, tha ajo.

Në momentin që kryeministri Edi Rama shpalli krizën energjetike, lideri i opozitës doli me 7 propozime, sipas tij për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6 për qind.

Ulja e taksës për vlerën e shtuar të energjisë në 6 për qind dhe heqja e TVSH prej 20 për qind për ushqimet ka qenë gjithashtu një ndër premtimet e kryeministrit Rama të fushatës elektorale të 2013, që e solli në pushtet. Ky premtim nuk është mbajtur, edhe pas 8 viteve në qeveri, por përkundrazi, një krizë energjetike pritet t’i kanoset vendit.

Etiketa: Jorida Tabaku

Lajme të lidhura

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!
Aktualitet

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26
Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh
Aktualitet

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:25 - 11/07/26
Para
Murinjo tregohet shumë i ashpër me Kumbullën, nuk e do më as në stol

Cassano: Nuk ka më asnjë mundësi, Mourinho e shkatërroi Kumbullën

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi publik, duke e...

Lexo më shumë
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com