GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën

09:38 - 30/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e kësaj të marte të Konferencës së Kryetarëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që të zhvillohet një mocion me debat, me fokus kryesor prioritetet e qeverisë, veçanërisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo nismë erdhi si një kërkesë për më shumë transparencë dhe diskutim të hapur mbi qëndrimet dhe planet e ekzekutivit për të adresuar sfidat kryesore të vendit.

Megjithatë, mazhoranca ka shmangur debatin duke refuzuar kërkesën për mocion, duke lënë të hapur pikëpyetje mbi angazhimin e saj për transparencë dhe bashkëpunim në procesin parlamentar.

Sipas Gazment Bardhit, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë duke refuzuar kërkesën për mocion.

“Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin”, tha Bardhi.

Më tej ai kërkoi që ky mocion me debat të zhvillohet në seancën e kësaj të enjteje.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar kërkesën e PD duke thënë se rregullorja e Kuvendit nuk përcakton se që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.

Ai po ashtu ka kërkuar nga opozitarët që ti përmbledhin kërkesat e tyre në një të vetme, pasi sipas Ballës në këtë mocion ka 6 çështje të përfshira çka përbën shkelje të rregullores.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar për te ushtruar mbikëqyrje te ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar ne nenin 98 mocionin për një arsye te veçante dhe konkrete. Duke qene se kërkohet mirëkuptim, do te keni gjithmonë mirëkuptimin tone. E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çështje, ku ne secilën ka shume nën çështje. Rregullorja thotë një çështje. Ne kërkesë ju caktoni disa makro çështje.  Mjafton dy çështjet e para qe listoni te cilat përfaqesojne dy super çështje te mëdha me shume nen çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para një kërkese qe nuk respekton as ne formë as ne përmbajtje përcaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluarën kemi bere debat dhe jemi dakordësuar qe te hartohet mocioni për një çështje te caktuar. Dy jave pas seancës se diskutimit te programit te qeverise dhe përbërjes ne e quajmë pike te ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje te veçantë. Jeni te mirëpritur ta risillni te modifikuar vetëm ne një çështje”, tha Balla në mbledhje.

Deputetja demokrate Ina Zhupa e kundërshtoi Ballën duke thënë se nuk arrin të kuptojë se si mazhoranca socialiste ka ngritur propagande për integrimin ndërsa sot bllokon debatin për këtë çështje.

“E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet te mbroni veten dhe kryeministrin”, u shpreh Zhupa.

Etiketa: PDPS

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Ish-kryebashkiakja e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, nën akuzë edhe ndërtuesi Rrok Gega – Detajet

Ish-kryebashkiakja e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, nën akuzë edhe ndërtuesi Rrok Gega - Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi
Breaking Views

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26

Pas ditësh izolimi dhe tensioni për qarkullimin në një nga akset më problematike në vend, këtë të dielë është rikthyer...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com