GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Penalizohej Kosova”, Berisha ndryshon version për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë

11:39 - 13/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje komisionerëve: Përpiquni maksimalisht, ftoni çdo anëtar në referendum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar versionin për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë, duke thënë se ky vendim penalizonte Kosovën dhe shumë pak Beogradin.

Berisha u shpreh në RTK Prime se ai ndërmori atë veprim duke hequr embargon e vendosur nga ndërkombëtarët ndaj Sllobodan Millosheviçit, që t’i jepte mundësi Kosovës që të punonte tokat e saj. Kjo deklaratë e Berishës bie në kundërshtim me versionin që ai ka dhënë kohë më parë në një interviste televizive, ku ka thënë se nuk mund ta linte Kosovën pa ngrohje.

“E vërteta është që qeveria shqiptare e Berishës ishte e vetmja që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Naftën e kontrollonte Beogradin. Naftën e merrte nga Danubi. Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti djerr. Nuk e punonin më. Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet. Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore. Unë kërkoja publikisht heqjen e Embargos. Raportet e OKB tregojnë se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar Sali Berisha ka bërë gjithçka. A kishte shkelje, natyrisht që po. Zonat kufitare tregtonin naftë me mushka dhe gomarë. A mund të urdhëroja unë zonat kufitare të vrisnin një person për një bidon naftë. Nuk mund të pranoj unë që të qëllohet për një bidon naftë. Nuk ka qenë vetëm këto. Nëse shkelje e embargos quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë, ky është slogan i enveristëve, deklaroi Berisha.

Ndonëse Berisha sot trumbeton me të madhe mbështetjen për Kosovën, veprimet e tij kanë treguar të kundërtën, sidomos kur flitet për heqjen e embargos ndaj Serbisë, “turp” ky që do ta shoqërojë Berishën në të gjithë karrierën e tij politike.

Ai shkeli embargon e OKB-së në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popullit shqiptar të Kosovës. 

Etiketa: KosoveKryesore1Serbi

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Armina e thotë troç: “One night stand” nuk është tradhti

Armina e thotë troç: "One night stand" nuk është tradhti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com