GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Për pak humba krahun”, Arjan Konomi flet për aksidentin në Jordani: Doktorët donin lekë për…

08:35 - 03/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Për pak humba krahun”, Arjan Konomi flet për aksidentin në Jordani: Doktorët donin lekë për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opinionisti Arjan Konomi ka thyer heshtjen për herë të parë për aksidentin që i ndodhi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua. Në një video-live në Instagram, opinionisti tregoi që pasi pësoi aksidentin i duhej të shkonte në spital, i cili ishte tre orë larg nga vendi ku ndodhej ai. Arjani tregoi se ka humbur disa herë ndienjat deri sa ka arritur në spital. Por pasi arriti në spitalin e Amanit, Arjani tregon se u përball me një situatë të vështirë, pasi sipas tij doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën.

Opinionisti tha se e ka ndihmuar një mik i tij në Londër i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.

“Spitali ishte tre orë larg. Doktorët kapnin pulsin dhe thonin nuk kishte puls. Aty kuptova që diçka po më ndodhte. Kur po më çonin me karrocë që më çonin në një sallë, aty ka qenë një moment që rrugës kur mbyllja sytë shikoja ëndrra të bukura, gjëra të bukur dhe dëgjoja një njeri që më ulëriste sipër barrelës të hapja sytë. Aty mu kujtuan filmat amerikanë.

Pas 3 orësh e ca arritëm në spitalin e Amanit, më thanë është spital i mirë. Erdhën doktorë dhe më thanë një shumë të llahtarshme dhe s’të fusnin në operacion pa iu dhënë lekët. Unë s’kisha asgjë me vete as pasaportën, pasi kisha dalë për të bërë shëtitjen time. Marr me vete një sasi lekësh të nevojshme për çdo rast dhe kartën e identitetit.

Nuk kisha asgjë me vete dhe aty për herë të dytë po rrezikoja në derë të spitalit krahun për punën e pagesës. Për fat kishin marrë celularin, e hapa dhe s’më njihte fytyrën, mezi bëra kodin dhe i tregova një numër telefoni një person që mori. Më futën në operacion dhe më pas s’kam kuptuar më se çfarë ka ndodhur. Isha në një gjendje më pas që ndihesh qetë mirë dhe në një farë gëzimi që isha në një dhomë si një spital europian, kjo më qetësoi.

Herë pas here më bënin qetësues që dhimbja të ulej. Spitali këtu ndryshoi 3-4 herë shifrat, në darkë një shifër tjetër shumë e madhe në mëngjes një tjetër. Nuk e dija ku ta mbaja mendjen. Dua të falendëroj një person nga Londra i cili, kisha humbur ndienjat dhe nuk arritja të flisja, por ky personi nga Londra pagoi të gjithë shumën që duhej. Është një djalë i ri shumë bujar, unë i detyrohem atij dhe bëri atë gjë që shumë të tjerë nuk do ta bënin.”- tha Arjan Konomi.

Pak ditë më parë Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehu se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është e mirë.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye.”– tha Arjani gjatë videos.

Menjëherë reaguan në komente edhe miqtë e tij dhe ish-konkurrentët e emisionit Për’puthen ku ai ishte opinionist.

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Sherr masiv në Tiranë, plagosen me sende të forta dy persona

Sherr masiv në Tiranë, plagosen me sende të forta dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com