GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Për paqen e qëndrueshme”, Vjosa Osmani në takim me ministrin grek: Pres të forcojmë lidhjet në vitet në vijim

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Për paqen e qëndrueshme”, Vjosa Osmani në takim me ministrin grek: Pres të forcojmë lidhjet në vitet në vijim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Osmani në takim me ministrin grek deklaroi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit.

“Sot prita ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe përsërita se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Greqisë do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit tonë dhe për paqen e qëndrueshme. Pres që të forcojmë edhe më tej lidhjet dypalëshe në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në një postim në “Tëitter”.

Detaje për takimin mes Osmanit dhe ministrit të jashtëm grek kanë dhënë edhe nga Presidenca.

Në një njoftim për media thuhet se presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Po ashtu në njoftim thuhet se Osmani ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias ka deklaruar se do të mbështesin Kosovën në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
“Muzeumet e Krujës”/ Aplikacioni falas mundëson vizitë virtuale mes thesareve të trashëgimisë

“Muzeumet e Krujës”/ Aplikacioni falas mundëson vizitë virtuale mes thesareve të trashëgimisë

TË FUNDIT

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lazios në sfidën e radhës në Serie A duke dalë nga...

Lexo më shumë
Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

19:20 - 08/11/26
Protestën nuk e ndal shiu, qytetarët nuk braktisin sheshin para Kryeministrisë

Protestën nuk e ndal shiu, qytetarët nuk braktisin sheshin para Kryeministrisë

19:13 - 08/11/26
“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

19:05 - 08/11/26
Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

18:29 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com