GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Për shkelje të rënda”, më në fund Qeveria boton vendimin për shkarkimin e Safet Gjicit si Kryebashkiak

16:38 - 26/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali seksual i Gjicit zbuloi pushtetin që i konsideron qytetarët më pak se qentë e rrugëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më në fund Qeveria ka publikuar në fletoren zyrtare vendimin për shkarkimin e Safet Gjicit si Kryebashkiak I Kukësit. 10 ditë pasi publikisht Qeveria njoftoi se shkarkonte Gjicin, pas publikimit të video-skandalit, vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa mes vendimeve të Qeverisë, në faqen zyrtare, ai nuk ishte publikuar, si çdo akt tjetër.

Vendimi mban datën 16 qershor, pra ditën kur edhe u njoftua, ndërsa ai është marrë me arsyetimin “për shkak të shkeljeve të rënda”

“VENDIM Nr. 367, datë 16.6.2023 PËR SHKARKIMIN  NGA DETYRA TE KRYETARIT  TË BASHKISË KUKËS, Z. SAFET GJICI

Në  mbështetje  te  neneve  100  e  115,  pika  1,  të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.

Pas publikimit të video-skandalit nga zyra e tij, ku ai shfaqet në momente intime, Gjici dha dorëheqjen, më pas erdhi shkarkimi i tij. Ndërsa me vendim të GJKKO ndaj ish-Kryebashkiakut të Kukësit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, me akuzën e “korrupsionit pasiv”, sot gjithashtu është publikuar në Fletoren Zyrtare edhe vendimi për shkarkimin e tij si kryebashkiak.

Më 16 qershor, Gjici u shfaq në një video të publikuar online duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të saj të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.

Në një postim në rrjetet sociale pas publikimit të videos, Gjici kërkoi falje dhe tha se prej disa kohësh kishte lidhje intime me vajzën në fjalë, si dhe akuzoi kundërshtarët politikë.

Etiketa: gjiciKryesore1qeveriashkarkimvendimi

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
GJKKO dënon Bashkim Dedajn, ja çfarë ka vendosur gjykata

GJKKO dënon Bashkim Dedajn, ja çfarë ka vendosur gjykata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com