GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Për vepra të ndryshme penale, 10 të arrestuar në Tiranë

12:58 - 07/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I sekuestruan dy resorte, kush është 55-vjeçari që tentoi të trafikojë drogë drejt Austrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit B. K., 28 vjeç, banues në Vorë, dhe R. Z., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur tre monopatina, në vende të ndryshme në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen Gj. L., 41 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. L., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë kundërshtuar me forcë dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shërbimit.
Gjithashtu, nga këta specialistë u ndalua shtetasi R. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
– I. T., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– M. A., 18 vjeç, banues në Krrabë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. B., 20 vjeç. Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Krrabë, shtetasi M. A., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. A., 18 vjeç, i cili ishte ulur sipër bagazhit të automjetit, në momentin që drejtuesi ka filluar lëvizjen, ndërsa shtetasi F. B. ka dhënë deklaratë të rreme përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore. Shtetasi S. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– M. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Arjan Sala”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– E. K., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: Tirane

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron prokurorin e ri në SPAK (EMRI)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron prokurorin e ri në SPAK (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com