GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përcaktohen çiftet çerekfinale të Europa League, spikasin Tottenham- Frankfurt dhe Lyon-United

09:12 - 14/03/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Në fushë edhe disa lojtarë shqiptarë, ja sfidat e sotme të Europa League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të enjten e 13 marsit Europa League zhvilloi ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave. Roma, Ajax dhe Fenerbahce janë jashtë kompeticionit, ndërsa nuk ka më dyshime për çiftet e fazës çerekfinale. Tottenham sfidohet nga Eintracht, Lazio kundër norvegjezëve të Bodo/Glimt, Rangers përballet me Bilbaon, ndërsa sfidë e fortë është ajo mes Lyon dhe Manchester United.

Në Bilbao, baskët e Athletic përmbysën 3-1 Romën duke nxjerrë italianët nga kompeticioni i Europa League. Ndeshja e parë kishte folur 2-1 për skuadrën e Ranierit, por spanjollët e kishin ‘çelësin’ e përmbysjes. Nico Williams shënoi dopietë për Bilbaon, teksa emrin te goleadorët e shënoi edhe Berchiche. Në minutën e fundit penalltia e Paredes nuk i vleu Romës, që me rezultatin e përgjithshëm 4-3 është jashtë nga Evropa. Bilbao gjen Rangers në turin e radhës.

Në “Old Trafford” Manchester United nuk u kursye dhe mposhti 4-1 Real Sociedadin. Tre gola në këtë sfidë për “Djajtë” i shënoi kapiteni Bruno Fernandes, ndërsa Dalot shënoi të katërtin. Paçka se Oyarzabal kaloi Sociedadin në epërsi pas dhjetë minutash, ishte United që gjeti forcë të kalonte më tej dhe do përballet me Lyon në çerekfinale.

Në “Olimpico”, Lazio barazoi 1-1 kundër Plzen, por falë fitores së ndeshjes së parë kalon më tej dhe gjen Bodo/Glimt. Jashtë Europa League edhe Fenerbahce e Mourinhos, që paçka se e dërgoi ndeshjen me shtesë u eliminua nga Rangers i Nedim Bajramit. Mesfushori i Kombëtares luajti pas minutës së 68-të.

Europa League – Ndeshjet çerekfinale

Tottenham – Eintracht Frankfurt

Bodo/Glimt – Lazio

Rangers – Ath Bilbao

Lyon – Manchester United

*Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill

Europa League, raundi 1/8 – Ndeshjet e kthimit – E enjte, 13 mars 2025

18:45

Athletic Bilbao 3-1 Roma (1-2)

Eintracht Frankfurt 4-1 Ajax (2-1)

Lazio 1-1 Plzen (2-1)

Olympiacos 2-1 Bodo/Glimt (0-3)

21:00

Lyon 4-0 FCSB (3-1)

Manchester United 4-1 Real Sociedad (1-1)

Rangers 0-2 Fenerbahce (3-1) *Rangers kalon pas penalltive

Tottenham 3-1 AZ Alkmaar (0-1)

*në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Etiketa: Europa League

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Xheneta hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Gjesti e quan “hije”: Nuk dua ta shoh me sy

Xheneta hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Gjesti e quan “hije”: Nuk dua ta shoh me sy

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com