GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përdhunimi i 11-vjeçares, në Prishtinë protestohet sot kundër dhunës ndaj grave  

07:57 - 31/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunimi i 11-vjeçares, në Prishtinë protestohet sot kundër dhunës ndaj grave  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditë më parë qytetarët u përballën me një rast të rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar. E sot në kryeqytet do të mbahet një protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Protesta mbahet në orën 12:00 dhe fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë të martën është mbajtur takimi i Grupit të Përgjigjes Emergjente, ndërsa u tha se është ofruar mbrojtja e së miturës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë u tha se Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete. Derisa rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual nuk kanë të ndalur, një ditë më parë lidhur me këtë ka reagoi edhe Muhabi Osmani, babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e cila është dhunuar dhe trotuar fizikisht deri në vdekje.

Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, ndërsa më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare.

Babai i Marigonës, Muhabi Osmani në një paraqitje në emisionin Radar të RTV Dukagjinit tha se pret dënimin e përjetshëm për të dytë. Ai pas rastit ku në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, ka kërkuar që edhe Kosova të ketë dënimin me vdekje. Më tej, ai tha se si familjarë të Marigonës janë thellë të prekur me rastin e së miturës në Prishtinë.

“Duhet me pru një ligj sikur në Amerikë, dënim me vdekje….tani le të provojnë ata tjerët…kështu nuk është tu funksionu më”, tha ai

Edhe koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka shprehur shqetësimin e thellë karshi neglizhimit, mosveprimit të institucioneve dhe performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual. Kjo organizatë gjithashtu shprehu indinjatën e thellë lidhur me krijimin e kulturës së mos ndëshkimit të kryerësve të veprave të krimeve seksuale kundrejt fëmijëve, të kultivuar në radhë të parë nga vetë institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve.

Po kush janë dhunuesit në rastin e 11 vjeçares në Prishtinë?

I dyshuari për dhunimin seksual të 11-vjeçares është i dënuar edhe për dhunë në familje dhe vjedhje të rëndë. 27-vjeçari Ekrem Rexhepi për dhunë në familje ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në aktgjykimin e Gjykatës theksohet se ky dënim nuk do të ekzekutohet, nëse Rexhepi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.

Në rastet e dhunës në familje, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me burgim deri në tre vjet.

Tjetër vepër penale për të cilën ai u dënua me vendim të plotfuqishëm, ishte vjedhja e rëndë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka treguar RTV Dukagjinit se Ekrem Rexhepi për këtë vepër ka vuajtur dënimin me burgim prej një viti, si dhe ka paguar gjobën prej 400 eurove.

Në tri rastet e tjera të cilat gjithashtu kishin të bënin me veprën penale të vjedhjes, ai ishte liruar nga akuza.

 

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Tragjike/ Kamioni përplaset me minibusin, humbin jetën 16 persona

Tragjike/ Kamioni përplaset me minibusin, humbin jetën 16 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com