GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përdhunoi nipin 8 vjeç, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për Belul Kokollarin/ Detajet

16:58 - 04/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunoi nipin 8 vjeç, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vite burg për Belul Kokollarin/ Detajet

Belul Kokollari, i akuzuar per perdhunimin e nipit 8 -vjeçar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit 8 vjeç.

Kokollari mbërriti në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, ndërsa trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

Belul Kokollari ka lindur në Kosovë, në fshatin ‘Malësi e Madhe’ në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të ‘Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur’, parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8 vjeç, A. S., në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Pas përfundimit të hetimeve të kryera, që kanë zgjatur rreth 10-muaj, Prokuroria e rrethit të Beratit, e përcolli çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se, provohet se shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit, Shpresa Selimaj në 10 Nëntor 2021. Ajo ka denoncuar në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur.

Ajo ka deklaruar se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen ‘28 Nëntori’ dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj. Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur është kthyer në Shqipëri djali i ka treguar gjithçka.

E ëma e fëmijës, në atë kohë 7 vjeç, e ka çuar djalin në polici, ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve. Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.

Në raportin e ekspertit mjeko-ligjor thuhet qartë se ‘dëmtimet e konstatuara në pjesën e pasme të fëmijës janë shkaktuar nga një mjet tubolor siç mund të jetë organi seksual mashkullor në gjendje ereksioni’.

Mbledhja e të gjitha të dhënave nga ana e prokurorisë për fëmijën, përdorimi i testeve, vizatimeve, instrumentave vlerësuese, dëshmitë e dhëna nga fëmija, vizitat tek specialistë të fushës siç janë neuro-pediatri, psikiatri, mjeko-ligjori dhe psikologët kanë demonstruar se fëmija ka kaluar një mundim emocional pas ngjarjes së ndodhur, se krimi është kryer dhe se fëmija ka pësuar ‘traumë’ të rëndë.

I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar asnjëherë krimin, madje ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar një ekzaminim për gjendjen e tij mendore, por pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëherë nga probleme të shëndetit mendor.

Etiketa: BeratdajaKryesore1nipiPërdhunimProkuroria

Lajme të lidhura

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës
Aktualitet

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Para
Moti i keq anulon ndeshjen e tenisit, ja kur pritet që të riluhet

Moti i keq anulon ndeshjen e tenisit, ja kur pritet që të riluhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com