GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Perëndimi” i telefonisë fikse, abonentët janë pakësuar me 38% në një dekadë

06:06 - 15/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Perëndimi” i telefonisë fikse, abonentët janë pakësuar me 38% në një dekadë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë me 38% në dekadën e fundit.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dëshmojnë zbehjen graduale të shërbimit fiks të telefonisë dhe zëvendësimin e tij me teknologji më të avancuara.

Në mesin e këtij viti, AKEP raportonte gjithsej 211 mijë abonentë të telefonisë fikse, me rënie vjetore prej pothuajse 11%. Sipas statistikave zyrtare, viti 2011 shënoi edhe zgjerimin më të madh historik, me 339 mijë pajtimtarë. Rënia e shpejtë e përdorimit të telefonisë fikse nisi pikërisht një dekadë më parë, me uljen e çmimeve të telefonisë celulare, kryesisht përmes paketave ofertë.

Nga momenti që nuk kishin më nevojë të raciononin komunikimin celular, shqiptarët filluan të hiqnin dorë gradualisht nga telefonia fikse. Rënia u frenua pjesërisht deri para pak vitesh nga hyrja në treg e operatorëve alternativë, që ofronin shërbim edhe në zona më të gjera dhe me kosto minimale, duke qenë se telefonia fikse zakonisht vinte kryesisht si shërbim plotësues i shërbimit të internetit. Por, në vitet e fundit as operatorët alternativë ndaj Albtelecom po heqin dorë nga promovimi i telefonisë fikse, që duket një shërbim gjithmonë e më pak i domosdoshëm.

Kjo tendencë po thellohet më shumë nga rritja e penetrimit të internetit me brez të gjerë, si me linja fikse, ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve të lëvizshme. Aplikacionet e bazuara te interneti kanë krijuar hapësira komunikimi në tekst, audio dhe video pa kosto shtesë nga paketa fikse apo celulare e shërbimit të internetit.

Rënia e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse duket qartë edhe në reduktimin e sasisë totale të thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet fikse. Sasia e thirrjeve telefonike të gjeneruara nga pajtimtarët e rrjetit fiks të Albtelecom në vitin 2020 u reduktua me 8% në krahasim me vitin 2019, ndërsa mesatarja e minutave të thirrjeve në muaj për përdorues të rrjetit fiks të Albtelecom është reduktuar nga 35 minuta në vitin 2019 në 33 minuta në vitin 2020.

Albtelecom vazhdon të dominojë këtë shërbim, me 75% të numrit total të abonentëve në mesin e këtij viti, e ndjekur nga ASC me 14%, ndërsa operatorët e tjera janë në nivele të ulëta njëshifrore. Pjesa e tregut të Albtelecom është në nivele të përafërta me një dekadë më parë. Pasi pësoi rënie deri në vitin 2018, për shkak të rritjes së operatorëve alternativë, në vitet e fundit pjesa e tregut të Albtelecom është rritur sërish. Kjo nuk ka ardhur për shkak të shtimit të pajtimtarëve të Albtelecom, por falë një rënieje më të ngadaltë krahasuar me rënien mesatare të tregut.

Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të autorizuar të rrjeteve të telefonisë fikse që kanë raportuar se kanë pasur aktivitet gjatë 2020 në telefoninë fikse është rreth 40.

Burimi: AKEP

Monitor

Etiketa: perdorimtelefon fiks

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Fitimet e transferuara jashtë për 6 mujorin I 2021 arrijnë rekordin e 14 viteve të fundit

Fitimet e transferuara jashtë për 6 mujorin I 2021 arrijnë rekordin e 14 viteve të fundit

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com