GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përfundojnë takimet dypalëshe, së shpejti nis “Kurti-Vuçiç”

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundojnë takimet dypalëshe, së shpejti nis “Kurti-Vuçiç”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Radio Evropa e Lirë raporton se kanë përfunduar takimet dypalëshe në Ohër.

Ndërmjetësuesit europianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, fillimisht kanë takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç e më pas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, i njëjti medium raporton se pas pak pritet të nisë takimi i përbashkët.

Shumë takime të vogla para takimit të madh

Para këtij takimi, Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka pasur një agjendë të ngjeshur para takimit trepalësh në Ohët. Ai sot ka zhvilluar shumë takime të vogla para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE-së.

Fillimisht, i pari i qeverisë, është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Më pas, Kurti është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Pas këtyre takimeve, Kurti është shprehur optimist për takimin e madh.

“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe popullit për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse unë jam kryeministër i republikës i të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Kurti, raporton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se Kosova është e interesuar për marrëveshje.

“Me këtë rast, përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë, dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti ka takuar edhe me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Europiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti e ka falënderuar emisarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme.

“Folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të SHBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, është thënë në njoftimin e ZKM-së.

Etiketa: KosovaKurtiOherSerbiaVucic

Lajme të lidhura

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
Aktualitet

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:45 - 05/06/26
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

08:33 - 05/06/26
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë
Aktualitet

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

08:28 - 05/06/26
Para
Çfarë surprize ka përgatitur Kiara për Luizin?

Çfarë surprize ka përgatitur Kiara për Luizin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:05 - 05/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:45 - 05/06/26
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

08:33 - 05/06/26
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë

08:28 - 05/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026

07:30 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom