GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Përjashtimet nga PD në 30 vjet, sa nga Basha e sa nga Berisha

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtimet nga PD në 30 vjet, sa nga Basha e sa nga Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është funksionari i parë e as i fundit që është përjashtuar nga radhët e PD. Midis 1992 dhe 2021, kanë qenë 26 deputetë të dalë nga lista e PD, që janë përjashtuar nga Sali Berisha, e tani dhe nga “i biri” i tij politik, Lulzim Basha.

Instituti i Studimeve Politike, në një statistikë me të dhëna paraqet listën e deputetëve të përjashtuar zyrtarisht ndër vite. Në krye të listës është deputeti Gramoz Pashko përjashtuar më 1992, nga Berisha pak muaj pas rotacionit politik, pas deklarimeve të tij kritike në media ndaj linjës zyrtare të PD. Në gusht 1992 u përjashtuan grupi i nocionistëve, në mesin e viteve ’90 u përjashtuan deputetët Kalakula (për një deklaratë politike) dhe Baleta (për qëndrimet politike). Përjashtime në grup pati më 1997 me grupin e 14 deputetëve në premomorien kritike në PD dhe më 2001 me grupin mbështetës të ish kandidatit për kryetar Pollo.

Azem Hajdari u përjashtua më 1997 për shkak të nismave të tij (lëvizja sindikaliste) kritike me qeverinë e PD, por një prej rasteve më të bujshme ishte përjashtimi i deputetit Spartak Ngjela gjatë një debati verbal me kryetarin Berisha. Deputeti Fufi i përjashtuar për votë pro PS dhe refuzim të vendimit politik, dy deputetë u përjashtuan për refuzimin e vendimit për dorëheqje kolektive nga mandati parlamentar dhe së fundi, Berisha përjashtohet (përkohësisht) për shkak të qenies së tij në listën e zezë amerikane.

Raportet periodike të ISP kanë nxjerrë në pah me shqetësim natyrën vertikale të vendimmarrjeve në partitë politike, mungesën e rregullave të brendshme garantuese të integritetit dhe rolin dominues të liderëve në raport me strukturat statutore të partive.

PD nuk përbën përjashtim nga këto praktika kritike, përkundrazi. Asnjë parti nuk garanton demokraci dhe transparencës të brendshme dhe nuk ka struktura etike dhe zgjedhore funksionale e të besueshme, – një tregues kritik për gjendjen e partive dhe një sinjal për nevojën urgjente të reformimit të legjislacionit në partitë politike.

Etiketa: deputetPD

Lajme të lidhura

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat
Aktualitet

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës
Aktualitet

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Para
Humb jetën nga Covid-19 gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi

Humb jetën nga Covid-19 gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi

TË FUNDIT

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik
Aktualitet

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga...

Lexo më shumë
Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

09:28 - 01/11/26
Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26
Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

Propaganda me dialog/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish nxjerr ftesat

08:52 - 01/11/26
BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com