GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, mbetet i fundit në Europë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, mbetet i fundit në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti, sipas, Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ndërsa është ndër të fundit në botë. Në krahasim me mesin e një viti më parë, cilësia e jetesës është përkeqësuar. Në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më par, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215.

Kryeqyteti shqiptar është futur për herë të parë në renditje në mesin e vitit 2020, ku sërish u rendit e fundit në Europë, në vendin e 218, por që nga ajo kohë renditja po vjen vetëm në përkeqësim. Indeksi i Cilësisë së Jetesës nga Numbeo është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë indeksin e fuqisë blerëse, të ndotjes, të kostos së jetesës, të sigurisë, të kujdesit shëndetësor, të kohës së qëndrimit në trafik, të klimës si dhe raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave.

Kryeqyteti shqiptar penalizohet nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat, ndotjen, kujdesin shëndetësor, ndërsa është pak më mirë në indeksin e klimës. Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, kryeqyteti shqiptar është në vendin e 242, si më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje. Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi. Por, në indeksin e fuqisë blerëse që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut, kryeqyteti shqiptar është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje. Në indeksin e klimës, ku kryeqyteti renditet në vendin e 85, me një klimë relativisht të përshtatshme. Në indeksin e sigurisë, Shqipëria renditet e 131, më mirë se rajoni (Shkupi, Podgorica), apo se Barcelona, Torino, Roma.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, më mirë në cilësinë e të jetuarit renditet Sarajeva (179) e Bosnjë Hercegovinës, Beogradi i Serbisë (208), Shkupi Maqedonisë së Veriut (219).Mungojnë të dhënat për Pritshtinën dhe Podgoricën. Qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë janë dhe Canberra dhe Adelaide në Australi dhe më të këqijat Lagos në Nigeri dhe Manila në Filipine./Monitor

Etiketa: jetesKryeqytetTirana

Lajme të lidhura

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset
Aktualitet

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

11:37 - 29/10/26
Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës
Aktualitet

Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës

10:48 - 28/10/26
Para
Rama ia jep privatit edhe dhënien e shtetësisë shqiptare

Rama ia jep privatit edhe dhënien e shtetësisë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26

Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit...

Lexo më shumë
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com