GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Përmirësohet transporti, rritet transporti i pasagjerëve nga ajri, më shumë punë për portet

12:58 - 27/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Përmirësohet transporti, rritet transporti i pasagjerëve nga ajri, më shumë punë për portet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji qershor ka sjellë përmirësim të sektorit të transportit në vend, në udhëtimet nga ajri, deti dhe volumet e ngarkim shkarkimit në porte.

Megjithatë, treguesit mbeten ende poshtë niveleve të para krizës pandemike, duke qenë më të ulëta se në 2019-n. I vetmi, që e ka kaluar 2019-n është transporti i mallrave për eksport.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2021 është 412,0 mijë ton, duke u rritur 9,6 %, krahasuar me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 15,7 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.345,3 mijë ton, duke u rritur me 15,4 %, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.021 mijë ton-kilometër, duke u ulur 1,3 %, krahasuar me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 17,8 %.

Në gjashtëmujorin e 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 14.952 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 157,4 ton duke u rritur 27,1 %, në krahasim me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 3,0 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 963,8 ton duke u rritur me 14,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në Qershor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.396 duke u rritur 5,2 herë, në krahasim me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 33,1 %.

Në Qershor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 40.902 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2020, ky tregues është rritur 2,3 herë. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 58,7 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 196.023 pasagjerë, duke u rritur me 28,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7 % të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2021 është 260.991 pasagjerë duke u rritur 9,2 herë krahasuar me Qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 26,9 %.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 756.637 pasagjerë duke u rritur me 36,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Qershor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 102,0 mld lekë dhe 47,5 % e tyre u transportua me det. Në gjashtëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 530,8 mld lekë dhe 49,1 % e tyre u transportua me det.

         Eksportet e mallrave

Në Qershor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 49,8 %, me rrugë 41,2 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Qershor 2021 janë rritur me 34,2 %, krahasuar me Qershor 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në Qershor 2021 janë rritur 39,3 %, krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 38,0 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 28,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

   Importet e mallrave

Në Qershor 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 48,6 %, me det 46,2 % dhe me ajër 3,8 %.

Mallrat e importuara me rrugë në Qershor 2021 janë rritur me 29,1 %, krahasuar me Qershor 2020. Importet  e mallrave të transportuara me rrugë në Qershor 2021 janë rritur 35,3 %, krahasuar me mesataren e muajve Qershor për periudhën 2018-2020.

Në gjashtëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 48,0 %, me det 46,6 % dhe me ajër 3,4 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 36,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020./MONITOR

Etiketa: kriza ekonomikeniveletransporti

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Lista me 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, ngel jashtë Varane

Lista me 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, ngel jashtë Varane

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com