GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Personat e përfshirë duhet të dënohen ashpër”/ Shqipëria rezolutë kundër Dick Martyt, reagon Rusia

14:15 - 02/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Personat e përfshirë duhet të dënohen ashpër”/ Shqipëria rezolutë kundër Dick Martyt, reagon Rusia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak javë të miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Kuvendin shqiptar, vjen dhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Në reagimin e ministrisë së Jashtme thuhet se Rusia është e vendosur në qëndrimin e saj dhe personat e përfshirë në këto krime duhet të dënohen.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Më 21 korrik u miratua me vota anonime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga PS. Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër këtij raporti.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi në Kuvend projektrezolutën ku kërkohet të konsiderohen të paargumentuara pretendimet e ngritura nga Dick Marty “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”.

Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martut për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë konstaton se, pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e  Dick Marty për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.”

 

Lajme të lidhura

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës
Breaking Views

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde
Breaking Views

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia
Breaking Views

Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia

20:51 - 05/03/26
Para
Trazirat në veri të Kosovës, zbardhet biseda e Stoltenberg me Kurtin: Palët të ruajnë qetësisë!

Trazirat në veri të Kosovës, zbardhet biseda e Stoltenberg me Kurtin: Palët të ruajnë qetësisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com