GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pesë vatra infektimi/ Bilanci me gripin e shpendëve, 400 mijë pula të ngordhura

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë vatra infektimi/ Bilanci me gripin e shpendëve, 400 mijë pula të ngordhura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar shtatë ditë nga 20 marsi, kur u raportua rasti i parë me gripin e shpendëve, që u pasua me qindra-mijëra pula të ngordhura dhe shumë shqetësim në radhët e konsumatorëve.

Kërkesë-oferta, si asnjëherë më parë, nuk ndoqi rrjedhën logjike. Pavarësisht se një pjesë e mirë iu qëndruan larg mishit të pulës e vezëve, çmimi i tyre u rrit në mënyrë të frikshme. Në shtatë ditë u identifikuan pesë vatra të cilat u izoluan bashkë me komplekset dhe pularitë e zonave përreth. Ndërsa fermerët e prekur presin ngordhjen e shpendëve në gjithë kompleksin dhe dezinfektimin e zonës për të nisur gjithçka nga e para.

Në dy ditët e fundit është me rëndësi të përmendet fakti se nuk ka pasur raste të reja infektimi apo qoftë edhe raportimi për prekjen nga virusi. Në raportimin e përditshëm, Ministria e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, e nënvizoi këtë lajm, pa preferuar të japë më tej shifra mbi numrin e shpendëve të ngordhur në fundjavë dhe totalin e groposjeve. I gjithi një raportim për të siguruar se po respektohen protokollet e paracaktuara. “AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, edhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV gjatë 24 orëve të fundit, dhe po ashtu nuk ka pasur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër.

Lidhur me urdhrin e ndalimit të tregtimit të shpendëve në mjedise të hapura, MB ia faturon përgjegjësinë pushtetit vendor, ndërkohë që përsërit për të disatën herë se produktet e tregtuara në qendrat e licencuara janë të sigurta. Sakaq, shpendërritësit që vënë re raste të dyshimta, apelohen t’i drejtohen menjëherë veterinerit të zonës ose numrit të gjelbër.

Etiketa: bilanciKryesore1pula te ngodhuravirusi i shpendeve

Lajme të lidhura

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Para
Zgjedhjet lokale, Ulqini pa fitues

Zgjedhjet lokale, Ulqini pa fitues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-kreun e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, në kuadër të një hetimi për spiunazh...

Lexo më shumë
Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com