GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pesha e industrisë në punësim ra në 2023, u rrit në shërbime dhe ndërtim

12:30 - 10/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesha e industrisë në punësim ra në 2023, u rrit në shërbime dhe ndërtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struktura e punësimit, sipas sektorëve, po tregon zhvendosjen e ekonomisë nga prodhimi drejt shërbimeve dhe ndërtimit.

Të dhënat e INSTAT, që bazohen në anketën e ndërmarrjeve më 2023, tregojnë se pesha e industrisë në totalin e punësimit me pagë shënoi rënie vjetore me 0.7% në krahasim me 2022.

Sektorët me rritjen më të lartë të punësimit me pagë ishin ndërtimi dhe informacioni dhe komunikimi.

Të punësuarit në ndërtim zunë 8.6% të punësimit total me pagë në vitin 2023 me rritje 0.3 pikë % në raport me vitin 2022.

Informacioni dhe komunikimi kontribuuan me 3.7% të punësimit me pagë në vitin 2023 nga 3.4% një vit më parë.

Por rritja nuk ka qenë aq shumë entuziaste për sektorin e turizmit në raport me zhvillimet e viteve të fundit. Megjithëse hotelet dhe restorantet po thithin numrin më të madh të bizneseve të reja vitin e fundit, ato nuk po kontribuojnë në rritjen e punësimit me pagë.

Në vitin 2023, hotelet dhe restorantet kontribuuan në 5,5% të totalit punësimit me pagë ose 0.2 pikë % më shumë se në vitin 2022.

Me gjithë zhvillimet pozitive, sektori i turizmit ende karakterizohet nga informaliteti i lartë si në punësim dhe në pagesën e taksave, duke amortizuar në këtë mënyrë shpërndarjen e të ardhurave.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin e kaluar, kontribuuesit mesatarë arritën në 827 mijë persona, 25,6 mijë më shumë se në vitin 2022 ose me zgjerim 3.2%. Të siguruarit përfaqësojnë numrin e punonjësve me pagë.

Sektori i biznesit ka numrin më të lartë të punonjësve me sigurime me rreth 394,7 mijë persona më 2023 me rritje 2,4% që nga viti 2022.

Në krahasim me para pandeminë ka rënie të të punësuarve me sigurime nga bizneset. Nga viti 2019 në 2023 ka 23,806 persona më pak të siguruar në bizneset, teksa ka rreth 56 mijë të vetëpunësuar më shumë në skemë, me rritje 67%.

Shumë punonjës me paga të larta në sektorin e biznesit kaluan si të vetëpunësuar vitet e fundit, për të shmangur tatimet mbi pagën.

Numri i të punësuarve që raporton INSTAT është shumë më i lartë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2023, INSTAT raportoi se ishin të punësuar mesatarisht mbi 1,3 milionë persona, teksa sipas institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 62% e tyre paguan sigurime./MONITOR

 

Etiketa: punesimi

Lajme të lidhura

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
Para
“Dëmtohet rëndë Klevis Balliu dhe disa protestues”, tensionohet situata te protesta para bashkisë

“Dëmtohet rëndë Klevis Balliu dhe disa protestues”, tensionohet situata te protesta para bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

Pak orë pas incidentit të rëndë në qytetin e Durrësit, ku është dhunuar një famlije e tërë, ka reaguar një...

Lexo më shumë
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com