GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të shumtë të Cërrikut janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë firmosur një peticion kundër reformës së re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Cërrik me Bashkinë e Belshit dhe atë të Elbasanit.

Qytetarët shprehen se do ta vijojnë qëndrimin e tyre kundërshtues deri në një rishikim të vendimit, duke kërkuar që përpara çdo ndryshimi të merret edhe mendimi i banorëve përmes një procesi të konsultimit publik.

Një pjesë e qytetarëve shprehen të zhgënjyer me vendimin e qeverisë, duke thënë se ndër vite i kanë besuar Partisë Socialiste.

Sipas tyre, bashkimi i Cërrikut me Elbasanin do t’ua vështirësojë ndjeshëm jetën, pasi për shërbime, dokumente apo problematika të ndryshme do të duhet t’i drejtohen Bashkisë së Elbasanit.

Banorët argumentojnë gjithashtu se Cërriku nuk ka lidhje administrative dhe sociale me Elbasanin dhe se qyteti ka një numër të konsiderueshëm banorësh, më të lartë se disa bashki të tjera që kanë vijuar të qëndrojnë si njësi të pavarura vendore.

Ata paralajmërojnë se protestat dhe aksioni qytetar do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Në një kohë të shkurtër, banorët thonë se kanë arritur të mbledhin një numër të konsiderueshëm firmash në mbështetje të kësaj kauze.

Sipas tyre, procesi është shoqëruar edhe me mesazhe që ata i konsiderojnë kërcënuese ndaj qytetarëve që i janë bashkuar kundërshtimit të reformës territoriale.

Banorët e Cërrikut kërkojnë që vendimi të rishikohet dhe që çdo ndryshim i hartës territoriale të bëhet vetëm pas konsultimit dhe marrjes së miratimit të komunitetit.

Etiketa: cerrikpeticionproteste

Lajme të lidhura

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve
Breaking Views

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve

21:35 - 23/11/26
Breaking Views

Zgjedhjet e 9 majit, kush janë emrat që PS po shqyrton për Tiranën, Durrësin dhe bashkitë e tjera

21:02 - 23/11/26
Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit
Breaking Views

Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

20:30 - 23/11/26
Para
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve
Breaking Views

Shtrenjtohet sigurimi i makinave! Gati projektligji për dëmshpërblimin e pasagjerëve

21:35 - 23/11/26

Zgjerimi i kategorive që përfitojnë dëmshpërblim nga sigurimi i detyrueshëm TPL mund të sjellë një tjetër efekt për drejtuesit e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 9 majit, kush janë emrat që PS po shqyrton për Tiranën, Durrësin dhe bashkitë e tjera

21:02 - 23/11/26
Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

Zgjedhjet/ Ja emrat e kandidatëve të propozuar nga baza e PD-së për Bashkinë e Elbasanit

20:30 - 23/11/26
Marshimi vijon në Tiranë, qytetarët: “Më 28 nëntor do të flasë populli”

Marshimi vijon në Tiranë, qytetarët: “Më 28 nëntor do të flasë populli”

20:18 - 23/11/26
“Mos e përsërit më!”-Gjykatësi liron nga burgu hakerin shqiptar që tronditi Rockstar me rrjedhjen e pamjeve të GTA 6

“Mos e përsërit më!”-Gjykatësi liron nga burgu hakerin shqiptar që tronditi Rockstar me rrjedhjen e pamjeve të GTA 6

19:59 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com