GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PL: Hapi i radhës i qeverisë, zhvatja e pronës private

13:17 - 02/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PL: Hapi i radhës i qeverisë, zhvatja e pronës private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretara për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, deklaroi se projektvendimi i fundit i qeverisë Rilindase, është hapi i radhës drejt zhvatjes së pronës private me mjete shtetërore.

Deklarata:

“Edi Rama, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, si grup i strukturuar kriminal, do të grabisin me audite fiktive pronat private të qytetarëve shqiptarë.

Një projektvendim i ri, që duket se ka dalë nga sirtarët e atyre që zbatojnë me devotshmëri axhendën e shpopullimit të Shqipërisë, parashikon se godinat më të vjetra se 50 vite do të prishen me vendimin e grupeve të auditimit, që caktohen nga njësitë e qeverisjes vendore, pra do të jenë vetë bashkitë që do të caktojnë grupet e auditit, për vlerësimin e rriskut të këtyre ndërtesave.

Pra, ajo që po ndodh është shumë e thjeshtë:

1- Erion Veliaj dhe Edi Rama i vendosin syrin një zone të caktuar në Tiranë; e cila është sipërfaqe e mirë për të ndërtuar një kompleks ose kullë;

2- Rastis që aty të jetë një ndërtesë e vjetër, mbi 50 vite, të cilën banorët sigurisht nuk e lëshojnë kollaj;

3- Erion Veliaj dhe Edi Rama, caktojnë vetë, në rrethin e miqve dhe klientëve të tyre se kush do të jetë grupi ose kompania që do të testojë apo auditojë teknikisht ndërtesën;

4- Grupi auditues i grabitjes vendos që restaurimi i godinës do të kushtojë më shtrenjtë se ndërtimi i saj, prandaj duhet shembur;

5- Ky vendim do të miratohet me firmën dhe vulën e Institutit të Ndërtimit e kështu do t’i hapet rruga prishjes së mbi 96.000 godinave në të gjithë Shqipërinë, të cilat sigurisht që do të zëvendësohen nga kullat e komplekset e ndërtuesve të preferuar të Erion Veliajt e Edi Ramës.

Të gjithë duhet të kemi diçka në konsideratë: godinat që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar, janë pikërisht godinat që ndodhen të lokalizuara në zonat më të shtrenjta të Tiranës, si Tirana e Re, Xhamlliku, Selvia, Shkolla e Baletit etj, pra brenda unazës së vogël të Tiranës. E njëjta gjë ndodh edhe në bashkitë kryesore të vendit.

Kjo do të thotë më shumë lekë të fituara për Edi Ramën, Erion Veliajn e klientët e tyre. Por, ajo që mbetet më shqetësuesja në këtë projekt djallëzor, është mungesa e informacionit se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës apo me banorët, pronarë të apartamenteve.

Ky terr informativ ka vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pronës së shqiptarëve, njësoj siç bënë me pronat e qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti.

Nuk është çudi që ky grup i strukturuar kriminal, t’i fusë rruspën edhe ndërtesave të mbrojtura nga UNESCO, meqë janë të vjetra dhe fatura e restaurimit të tyre është e lartë.

Çudira të tilla vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh; kur e gjithë bota ruan trashëgiminë e saj kulturore dhe historike për qindra, mijëra vjet, rilindasit duan të zhdukin çdo gjurmë shqiptarie.

Ky projekt është i paralajmëruar nga opozita, ka disa vite tashmë dhe po aq I mirënjohur është edhe niveli i hajdutërisë së Rilindjes, i cili nuk njeh kufij.

Prona private duhet të jetë kufiri i fundit për këtë qeveri hajdutësh: më 3 mars duhet që secili nga ne të jetë në shesh edhe për këtë projektligj kriminal, antikushtetues e antikombëtar.

Më 3 Mars, shqiptarët duhet të jenë të gjithë në shesh për të mbrojtur një nga gjërat më të shtrenjta që njeriu ka pas jetës e familjes, pronën private, shtëpinë e tij”, deklaroi Caka.

Etiketa: PLpronatqeveri

Lajme të lidhura

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26
Para
FOTO/ Tragjedia në Greqi, familjarët vazhdojnë të kërkojnë…

FOTO/ Tragjedia në Greqi, familjarët vazhdojnë të kërkojnë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com