Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve me policinë në protestë. Sipas informacioneve paraprake, presioni i ujit me të cilin policia po tentonte të shpërndante turmën ka rrëzuar protestuesin, i cili ka përplasur kokën në bordurën e trotuarit dhe ka humbur ndjenjat.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarit.
Incidenti ka ndodhur gjatë përplasjeve që pasuan marshimin e protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt institucioneve qeveritare.
Protestuesit kanë shkulur kangjellat dhe kanë hedhur gurë e flakadanë, duke goditur edhe godinat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrisë së Brendshme.










Discussion about this post