Situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit është përshkallëzuar para Kryeministrisë.
Në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, mësohet se policia ka marrë urdhrin për të qëlluar me plumba gome drejt turmës.
Ndërsa efektivët po përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, protestuesit kanë reaguar me molotovë.
Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome, plumba të cilat janë përdorur nga policia edhe në protestat studentore ku kanë mbetur të lënduar dhe me shenja në trup dhjetëra të rinj.
Skuadrat me motorë janë pjesë e forcave policore të dislokuara në terren, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e protestës dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.










Discussion about this post