GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja me thikë e së resë, konflikti nisi në autostradë – Detaje

17:47 - 20/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Plagosja me thikë e së resë, konflikti nisi në autostradë – Detaje

Kasandra Cani

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja në mësuar nga sherri mes disa vajzave në kompleksin Delijorgji në Tiranë.

Policia e Tiranës, përmes një reagimi zyrtar, ka treguar dinamikën e sherrit mes dy motrave, Xhemile dhe Esma Verlaku dhe 26-vjeçares Kasandra Cani.

Sipas Policisë, në orën 02:34 të mëngjesit të sotëm, Xhemile dhe Esma Verlaku, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Motrave u është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, pas denonimit të rastit, por ato janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit, sipas Policisë së Tiranës.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, motrat Verlaku  kanë shkuar në banesën e 26-vjeçares Kasandra Canit dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen Esma Verlakun, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

26-vjeçarja, në orën 15:30, u vu në pranga, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit”, njofton policia.

Etiketa: Esma VerlakuPlagosjeXhemile Verlaku

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Berisha: Rama nuk e uli por e ngriti energjinë, rritja u ka kushtuar shqiptarëve 900 milionë euro!

Dosja "Xibraka", Berisha reagon pas deklaratës së SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com