GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po na denigrohet figura”, avokatët vazhdojnë bojkotin në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të përdhunonte vajzën e tij, burg për 44 vjeçarin në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Durrësit rrezikojnë të anulohen çdo ditë të paktën 100 seanca gjyqësore penale dhe civile për shkak të bojkotit të avokatëve gjatë kësaj jave.

Dhoma e Avokatisë vendosi bojkotin, duke përjashtuar vetëm seancat për masat e sigurisë, vendim ky që pritet të respektohet edhe nga avokatët e Tiranës dhe ata të rretheve të tjera që kanë çështje në Durrës gjatë kësaj jave.

“Ky vendim i është komunikuar edhe kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë që ia ka komunikuar dhe drejtuesve të dhomave vendore të avokatisë që të respektohet nga të gjithë avokatët”, theksoi Lorval Petani, Kryetar i DHVA Durrës.

“Ka disa javë që janë mbyllur dyert e gjykatës për avokatët. Kjo nuk është etike dhe as ligjore. Cenohet parimi i barazisë së palëve mes avokatit dhe prokurorit. Avokati është institucion. Figura e tij nuk mund të denigrohet. Nëse e prekni atë keni prekur shtetin”, tha avokatja Shqiponja Meta.

Të detyruar të presin jashtë gjykatës së bashku me palët dhe kundërshtarët, avokatët shprehen se u rrezikohet edhe siguria e dinjiteti.

“Kjo cenon dhe klientët, avokatët dhe gjykatën sepse shtyhen gjyqet, por është masë parandaluese se shtyhen gjyqet, po do të jetë vonë nesër nëse një avokat do të goditet nga një palë apo do të ketë probleme. Është më mirë të parandalojmë”, tha Lorval Petani.

Ndërkohë, e përballur me këtë bojkot dhe pasojat e tij, Gjykata e Durrësit ka deklaruar se do të marrë masat për një takim të shpejtë me përfaqësues të Dhomës Vendore të Avokatisë për të gjetur zgjidhjet e mundshme, ndërsa vendimi i gjykatës është diktuar nga shtimi i organikës me gjyqtarë dhe nëpunës administrate pas zgjerimit të juridiksionit të kësaj gjykate nga 2 në 4 bashki. Sipas kryesisë së Gjykatës, godina aktuale është e pamjaftueshme në hapësira duke rrezikuar dhe sigurinë fizike të gjyqtarëve.

“Mendoj se do të gjendet gjuha e përbashkët, në të kundërt do të vijojmë të ndjekim procedurat ligjore hap pas hapi”, u shpreh avokatja Shqiponja Meta.

Etiketa: avokatebojkotDurrës

Lajme të lidhura

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
Para
Hetimet – Tjetër mashtrim me kreditë, arrestohen punonjësit e Fondit Besa (Emrat)

Hetimet - Tjetër mashtrim me kreditë, arrestohen punonjësit e Fondit Besa (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

Dua Lipa godet kryeministrin Edi Rama në podcastin me Lea Ypin. Ajo është shprehur se është shqetësuese që Qeveria nuk...

Lexo më shumë
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com