GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po ndërtonin një TEC pa leje ndërtimi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë dhe në kërkim pronari

10:52 - 29/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Po ndërtonin një TEC pa leje ndërtimi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë dhe në kërkim pronari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy inxhinierë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim në Delvinë, pasi po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në një pronë publike. Kontrolli u ushtrua nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit.

Policia njofton se në pranga ranë përgjegjësi i impiantit të gazit dhe përgjegjësi i kantierit të ndërtimit. Ndërsa në kërkim janë shpallur pronari i kompanisë dhe administratori. Të gjithë akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”.

Të arrestuarit janë identifikuar si Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Malkaj ishte përgjegjës i impiantit të gazit ndërsa Metaj ishte përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim Sokol Meqemaj dhe Juglerd Ibrahimi. Meqemaj është pronar i kompanisë dhe Ibrahimi është administrator.

Njoftimi

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”..

Punimet janë bllokuar nga IKMT, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme. Policia thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga ndërtime të paligjshme.

Etiketa: arrestinxhiniereTEC

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
“Po lirojmë hapësirat publike“ bërtet Rama, por tendat e lokalit të vëllezërve Gazheli askush nuk guxon t’i prekë

“Po lirojmë hapësirat publike“ bërtet Rama, por tendat e lokalit të vëllezërve Gazheli askush nuk guxon t’i prekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com