GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Po saboton dialogun Kosovë-Serbi?  Vuçiç anulon takimin e parashikuar më Kurtin në Bruksel

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas stërvitjes me raketat kineze, Vuçiç sulmon Kurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë asnjë hap para për të zgjidhur ngërçet mes tyre. Këtë herë pengesë është bërë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Mediat fqinje bëjnë me dije se,  takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ka dështuar. Takimi në fjalë ishte parashikuar të mbahej, nesër, më 19 korrik në Bruksel. Lajmi është bërë me dije nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi Duke raportuar në  Komisionin për Integrim Evropian, ai tha se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut. Si duket takimi ka dështuar, për shkak se presidenti serb i ka dhënë përparësi takimit me presidentin e Egjiptit,  Abdel Fattah al-Sissi, i cili pritet ta vizitojë Serbinë të martën. Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha se presidenti serb nuk ka treguar gatishmëri për takim.

“Takimi i datës 14 korrik është dashur të jetë trelateral mes zotëri Lajçak-ut dhe dy kryenogicatorëve. Ai nuk ka ndodhur për arsye se Serbia ka bërë presion për ndërrim të agjendës, i cili normalisht nuk është pranuar. Pra, kemi një sabotim apo minim të procesit nga ana e Serbisë. Por, megjithatë për të treguar vendosmërinë e palës kosovare që të jemi aktiv në dialog dhe të punojmë drejt marrëveshjes finale, kam udhëtuar në Bruksel dhe kam pas dy takime me Lajçakut, ku kemi diskutuar për hapat e mëtejmë. Ideja ka qenë që të përgatitet tereni për takim të radhës, mbase këtë javë, nesër, ndërmjet dy krerëve të shtetit, por kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiç-it që të shkojë në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.

Ndërsa ka theksuar se Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiç ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi.

 

Etiketa: anulimbojkotBrukseldialogKurtingercTakimVucic

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Bogdani sfidon Veliajn, shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Bogdani sfidon Veliajn, shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel
KRYESORE

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

Vendi ynë do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime në orët e para të...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com