GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Po shpërdoron buxhetin”/ BB, kritika qeverisë shqiptare

09:08 - 21/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shpërdoron buxhetin”/ BB, kritika qeverisë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në përmirësimin e menaxhimit të financave publike gjatë 6 viteve të fundit sidomos në drejtimit të hartimit të legjislacionit, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për të përmirësuar problematikën gjatë zbatimit të buxhetit të shtetit, vuri në dukje Banka Botërore në një rishikim të thellë që i bëri zhvillimeve ekonomike të vendit së fundmi.

Si një nga financuesit kryesorë të një reformës që u ndërmor pas vitit 2013 për të forcuar menaxhimin e financave publike, 7 vite nga zbatimi, Banka shfaqi rezerva për mënyrën se si qeveria shpenzon taksat e shqiptarëve.

Për shembull, Banka vuri në dukje se, disa projekte investimi të transportit rrugor të zbatuara në 2014–18 nuk ishin të përfshira në Planin Kombëtar të Transportit të Shqipërisë dhe as në Strategjinë e Sektorit të Transportit. Këto projekte u zhvilluan pa pasur paraprakisht një arsyetim ekonomik të dokumentuar. Për më tepër, vendimet e reja për investime nuk marrin parasysh nevojat e mirëmbajtjes pas përfundimit të projektit.

Banka evidentoi se ka ende boshllëqe të mëdha që pengojnë alokimin dhe ekzekutimin efikas të shpenzimeve publike. “Kuadri buxhetor afatmesëm është jo i besueshëm dhe nuk është i lidhur me planifikimin buxhetor vjetor. Ka mangësi në monitorimin e shpenzimeve, duke përfshirë detyrimet e prapambetura si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor” evidentoi ekspertiza e BB-së.

Kuadri aktual ligjor dhe rregullator i Shqipërisë ofron bazën e duhur për koordinimin ndërmjet Planit Buxhetor Afatmesëm dhe dokumenteve buxhetore vjetore, por megjithatë vetëm ndryshimet ligjore nuk janë të pamjaftueshme për të adresuar sfidat, thuhet me tej.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve investuese vazhdon të jetë e fragmentuar dhe e varur nga burimi i financimit dhe procesi për partneritet publik-privat është i ndarë nga ai i investimeve publike.

 

Banka vërejti se agjencitë qeveritare kanë kompetenca të mbivendosura, gjë që dobëson aftësinë e qeverisë për të menaxhuar dhe monitoruar përzgjedhjen, hartimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve.

Ekspertët këshilluan që Njësia e Menaxhimit të Investimeve nën MFE (te përfshijë edhe menaxhimin e partneriteteve publiko-private) dhe para se të miratojë projektet e investimit duhet të jetë e siguruar për vlerën e tyre dhe kapacitetet e financimit.

Angazhimet për të mos krijuar detyrime të prapambetura nuk po funksionojnë

“Buxheti duhet të riorganizohet më tej për të siguruar që shpenzimet të mos tejkalojnë buxhetet dhe të krijojnë detyrime te prapambetura. Sistemi i Informacionit Financiar të Qeverisë Shqiptare (SIFQSH) aktualisht mbulon 15 institucione buxhetore, të cilat përfaqësojnë rreth 74 për qind e totalit të shpenzimeve publike” thuhet në raport.

Banka rekomandoi se qeveria duhet të përshpejtojë procesin e regjistrimit të institucioneve të tjera të mëdha buxhetore në SIFQSH, në mënyrë që kontrollojë më tej shpenzimet dhe detyrimet e prapambetura si dhe të automatizojë listën e pagave përmes Informacionit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. U vu në dukje se, megjithë kuadrin rregullator ende krijohen detyrime të reja të prapambetura sepse kontrollet e angazhimit nuk janë “de facto” operacionale.

Etiketa: Bnaka Boteroreqeveria shqiptare

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Aksion në Durrës/ Policët kapin prej fyti klientin, pronari lokalit: Do hyjmë në gjak

Aksion në Durrës/ Policët kapin prej fyti klientin, pronari lokalit: Do hyjmë në gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com