GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Athinës shkatërron bandën e “skifterëve” shqiptarë, arrestohen 20 persona (Emrat)

21:38 - 20/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia e Athinës shkatërron bandën e “skifterëve” shqiptarë, arrestohen 20 persona (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkatërrohet banda e “xhepistëve” në greqi. Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja nga shkatërrimi i bandës, ku 20 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Grupi i grabitësve është goditur të shtunë ndërsa përbëhej edhe nga disa shtetas të huaj, por shumica ishin shqiptarë bashkë me kreun e grupit kriminal. Mësohet se kreu i kësaj bande ishte shqiptari Marsel Bashimi, kreu i kësaj bande, gjithashtu akuzohet edhe për një tentativë vrasjeje. Shqiptari nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike një shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjatë një konflikti për përparësinë e mjeteve në rrugë.

Banda ishte e “specializuar” për vjedhje të sendeve me vlerë, kryesisht nëpër stacionet e transportit publik në Greqi. Konkretisht në pranga kanë rënë: Klodjan Zeneli, Artur Dine, Andi Cuko, Aldo Bramallari, Rando Ranxha, Jemi Zoto, Alma Sadiku, Reanto Prifti, Marsel Bashimi, Artur Bashimi dhe Enea Hyseni. Me urdhër të Prokurorisë së Athinës u bënë publike identitetet dhe fotot e 19 prej të arrestuarve.

Banda shumëkombëshe e hajdutëve të xhepave, e përbërë nga 20 shqiptarë, tetë pakistanezë, një rumun dhe një Bangladesh – ndërkohë që janë bërë kërkime për nëntë të huaj të tjerë – u çmontua në një operacion policor dy ditë më parë.

Marsel Bashimi mësohet se përdorte disa identitetet. Në kuadër të hetimeve, rezultoi se kreu shqiptar i spirales dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë detyruar një tjetër pjesëtar të bandës të vetëvritet. Siç rezultoi, i huaji i kishte borxh 10 mijë euro “bosit” shqiptar dhe i bëri presion që t’i kthente paratë. Anëtarët e bandës kishin planifikuar rrahjen e tij për t’i kthyer paratë, por disa ditë më vonë ai u lokalizua me ankth në dhomën e hotelit në Omonia ku i dha fund jetës.

Sipas hetimeve para hetimore, për të arrestuarit dhe anëtarët e paidentifikuar të bandës rezultoi se që në fillim të tetorit 2021, ata kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike, me veprime të vazhdueshme, role të dallueshme, të ndarë në nëngrupe dhe me qëllimi për të vjedhur në baza ditor.

Gjatë hetimeve paraprake policore janë hetuar 81 vjedhje ndaj pasagjerëve, me përfitim financiar mbi 50 mijë euro.

Të arrestuarit:

Klodjan Zeneli i lindur me 1-1-1985 në Shqipëri.

Enea Hyseni i lindur me 29.9.1979 ne Shqiperi. I njohur me disa nofka: RUDI ose NAROS ose PANO ose DURO ose NAKOS ose GIORCI ose DORO ose NIKO ose CRISTO ose TAN ose NIKOS ose THANASI ose ENEO ose KRISTO ose RUDI ose NIKOS .

Artur Bashimi i datëlindjes 4-10-1978 në Shqipëri,

Marsel Bashimi ose SHKURTAJ ose GOZITA datëlindjes 1-3-1987 ose 3-9-1987 në Shqipëri.

Ranato Osmerni (Prifti) i datëlindjes 13-10-1978 ose 12-11-1982 në Shqipëri,

Alma Sadiku e datëlindjes 10-10-1996 në Shqipëri,

Jemin Zenuni i lindur më 1983 ose 1-5-1984 ose 1-5-1985 në Shqipëri,

Rando Ranxha e datëlindjes 27-7-1991 në Shqipëri.

Aldo Bramellari lindur 24-4-1990 në Shqipëri

Andi Cuko i datëlindjes 17-7-1977 në Shqipëri.

Artur Dinaj i lindur më 1-2-1979 në Shqipëri,

Arenc Bardhi lindur 13-12-1980 në Shqipëri,

Armando Cela, 1984 në Shqipëri,

Aldo Proganati i datëlindjes 1-7-1969 në Shqipëri.

Artan Sulovari i lindur 1979 në Shqipëri,

Dilaver Alushi i datëlindjes 31.10.1979 në Shqipëri.

Andrea Profka lindur në Shqipëri,

Muahamed Umer lindur më 4-6-1994 në Pakistan,

Ali Raza i lindur më 5-5-1989 në Algjeri, shtetas i Pakistanit.

 

Etiketa: arrestohenathinaBandapersonaPoliciashqiptarëskifteret

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Ambasada italiane mesazh ngushëllimi për ambasadoren: Shqiptarët do të kujtojnë me mall

Ambasada italiane mesazh ngushëllimi për ambasadoren: Shqiptarët do të kujtojnë me mall

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com