GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia e Shtetit: Arrestohen 7 persona, pezullohen 61 leje drejtimi dhe ndëshkohen me gjobë 2.413 shoferë

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia e Shtetit: Arrestohen 7 persona, pezullohen 61 leje drejtimi dhe ndëshkohen me gjobë 2.413 shoferë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka bërë bilancin ditor të gjobave dhe masave të tjera të vendosura ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, përkatësisht, 27-vjeçari H.M., dhe 19-vjeçari A.H. Këta shtetas akuzohen për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Sakaq, gjatë kontrolleve në akset kryesore të vendit, por edhe në zonat urbane, janë konstatuar e ndaluar, shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 87 km/h në qendrat e banuara e deri në 198 km/h në rrugën interurbane Fier Vlorë. Gjatë këtij intervali kohor janë arrestuar në flagrancë11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2413 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Më tej uniformat blu, apelojnë shoferët që të respektojnë masat, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të shoferëve të tjerë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mos drejtoni mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejtoni, respektoni rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, shtetasit H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Po si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 87 km/orë në qendrat e banuara deri në 198 km/orë në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku shtetasi G. Ç., 30 vjeç, nga Vlora, i cili qarkullonte me një automjet luksoz është konstatuar nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2413 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, nisur dhe nga fakti se në fundjavë ka rritje të fluksit të automjeteve në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Lajme të lidhura

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!
Aktualitet

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës
Aktualitet

Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës

19:20 - 03/07/26
Kongresmeni amerikan kërkon hetim për Shqipërinë, propozon amendament për lidhjet me trafikun e drogës
Aktualitet

Kongresmeni amerikan kërkon hetim për Shqipërinë, propozon amendament për lidhjet me trafikun e drogës

18:47 - 03/07/26
Para
Grabitet fugoni me banane në Fushë-Krujë, tre persona të maskuar kërcënuan shoferin

Ngjarje e rëndë në Vlorë, vëllai qëllon motrën me çifte

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!
Aktualitet

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26

Protesta e quajtur “rezistencë qytetare” ka hyrë sot në ditën e 34-t në Tiranë, ku qytetarët vijojnë tubimin e tyre...

Lexo më shumë
Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

20:04 - 03/07/26
“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”

“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”

19:59 - 03/07/26
Tronditet Botërori, 8 lojtarë të një ekipi rezultojnë me doping

Tronditet Botërori, 8 lojtarë të një ekipi rezultojnë me doping

19:37 - 03/07/26
Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut

19:37 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com