GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia Rrugore me “dorë të hekurt” në Vlorë dhe Sarandë, në një javë pezullon 12 patenta

15:55 - 10/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia Rrugore me “dorë të hekurt” në Vlorë dhe Sarandë, në një javë pezullon 12 patenta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme policia rrugore ka vijuar kontrollet intensive në të gjitha akset, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjithashtu, kontrollet e shtuara kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit sa më normal në akset rrugore të Vlorës dhe të Sarandës, duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse, me automjetet e tyre.

Lidhur me këtë situatë bëhet me dije se gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga ana tjetër, janë pezulluar dhe 12 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtimin mjeti dhe nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur gjithsej 1375 masa administrative, nga të cilat: 189 masa për tejkalim shpejtësie, 30 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 9 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 161 masa për parakalime të gabuara, 585 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, 354 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Së fundmi, policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Etiketa: PoliciaSarandëVlore

Lajme të lidhura

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)
Aktualitet

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Para
Në pritje të shkarkimit të tij, Bledi Çuçi “arratiset” nga Ministria e Brendshme, ja kush e zëvendëson

Në pritje të shkarkimit të tij, Bledi Çuçi “arratiset” nga Ministria e Brendshme, ja kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim...

Lexo më shumë
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com