GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia zbulon shtëpinë e barit në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë

08:59 - 10/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia zbulon shtëpinë e barit në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbuluar dy ambiente brenda një banese në Krujë. Për pasojë, është shpallur në kërkim babai, shtetasi Qerim Xeka dhe dy djemtë e tij, Kledi dhe Lutfi Xeka. Ata kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu është gjetur dhe bllokuar një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike. Ato do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.

Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Lexo edhe: Nuk gjendet gëzhoja/ Si u qëllua 34-vjeçari në Fushë-Krujë, policia pyet 15 persona

Gjendet dhe bllokohet një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba.

Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: KrujePoliciashtepi bari

Lajme të lidhura

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!
Aktualitet

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26
Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit
Aktualitet

Media greke: ‘Një vend i vogël dhe djallëzor…’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Teheranit

21:05 - 29/03/26
Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare
Aktualitet

Pas dështimit në Kushtetuese, Ilir Beqaj kërkon liri kundrejt garancisë financiare

20:54 - 29/03/26
Para
“Çmendet” shqiptari, i ngul kaçavidën ish-gruas: Do të vras

Ky është shqiptari që u vra dhe u gropos në Greqi (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26

Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë...

Lexo më shumë
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com