GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Posterat elektoralë, KQZ hetim për fushatën e PS kundër opozitës

21:27 - 24/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Posterat elektoralë, KQZ hetim për fushatën e PS kundër opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, bëri të ditur të hënën se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur një procedurë administrative për fushatën vizuale që ka nisur Partia Socialiste, pas denoncimeve të marra për “fushatë denigruese” ndaj opozitës.

“Kemi vendosur të hapim procedurën administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe disa organizata për mënyrën se si po e prezanton fushatën nga pikëpamja vizuale Partia Socialiste dhe subjekte të tjera,” tha Celibashi.

Deklarata e tij u bë pasi përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ, Altin Kaziaj denoncoi mesazhin e shpërndarë nga Partia Socialiste në dhjetëra billboarde në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Ai iu referua posterit elektoral që shfaq kryeministrin Edi Rama me ngjyra dhe liderët e koalicionit opozitar, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në një imazh bardh e zi.

Kaziaj i kërkoi Celibashit që të marrë masa urgjente, pasi kjo fushatë sipas tij po prish barazinë në garë dhe është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Nga data 15 prill, në rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë konstatojmë billboarde të mëdhenj me gjuhë fyese, denigruese të kryeministrit të vendit ndaj përfaqësuesve të opozitës,” tha Kaziaj.

“Për barazi të armëve duhet të shihni çfarë po bën qeveria,” shtoi ai.

Komisioneri u mbrojt me ‘volumin e dokumentacionit’ në radhë për t’u shqyrtuar.

“Nuk ka qasje të diferencuar për arsye subjektive për sjelljen elektorale të të gjitha partive,” tha Celibashi duke bërë të ditur se kishte shumë denoncime për fushatën.

Komisioneri shqyrtoi të martën denoncimin e monitoruesve të KQZ-së në terren për një zyrë elektorale të koalicionit opozitare më pak se 300 metra larg qendrave të votimit, ku kërkoi bashkëpunimin e koalicionit për të zhvendosur zyrën.

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZ

Lajme të lidhura

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Para
‘Merre ose lëre’, Vuçiç zbulon detaje nga marrëveshja me Kosovën

Vuçiç shpërthen kundër perëndimit: Gënjeshtarë dhe mashtrues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com