GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Prapaskenat e vizitës së Mike Pompeo në Tiranë, agjenda

09:02 - 16/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat e vizitës së Mike Pompeo në Tiranë, agjenda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti dje në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

I pari që takoi në Tiranë ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Mike Pompeo e viziton për herë të parë Shqipërinë. Burime konfidenciale thanë për gazetën “Panorama” se ishSekretari amerikan i Shtetit, nën presidencën e Donald Trump, i cili po qëndron në “Mac Albania Hotel”, do të ketë një mëngjes pune me Kryeministrin Rama.

Gjithashtu, ai do të jetë prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për deversifikimin e tregut të gazit, një nga çështjet më të debatueshme në Europë, pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja për gazin që pritet të nënshkruhet sot, merr një rëndësi strategjike që e kalon hapësirën shqiptare dhe atë ballkanase dhe që lidhet me pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Më pas, ish-Sekretari amerikan i Shtetit do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Por ish-zyrtari lartë i administratës Trump do të marrë pjesë dhe në konferencën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ku ai do të mbajë dhe një fjalë. Konferenca organizohet nga kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në kuadër të “Javës Amerikane”.

“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel ‘Sheraton’, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.

AGJENDA

Gazeta Panorama ka zbuluar agjendën e Konferencës që zhvillohet në kuadër të “Javës Amerikane” për 100- vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ku do të marrë pjesë edhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në këtë konferencë janë ftuar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili do të flasë në sesionin e parë bashkë me ish-Sekretarin e Shtetit, zonja Kim dhe Kryeparlamentarja Nikolla.

Ndërsa në sesionin e dytë të konferencës, që do të moderohet nga zonja Kodheli, do të flasin edhe ministrja Balluku, deputetët Etilda Gjonaj, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Niko Peleshi dhe Klodilda Bushka, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. I ftuar është edhe deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.

KUSH ËSHTË MIKE POMPEO

Emërimi i Mike Pompeo në mars 2018 si Sekretari i ri amerikan i Shtetit përflitej prej kohësh, pasi drejtori i CIA-s është konsideruar gjithnjë, si një nga njerëzit më besnikë të Presidentit amerikan Trump. Presidenti amerikan, Donald Trump, zyrtarizoi zëvendësimin e Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, me drejtorin e CIA-s Majk Pompeo.

Emërimi i Pompeut u bë një moment shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane, në kuadër të negociatave me Korenë e Veriut. Presidenti Trump tha se e kishte marrë personalisht këtë vendim i bindur se drejtori i CIA-s do të kryente një punë fantastike në detyrën e tij të re.

Majk Pompeo u diplomua si i pari i klasës së tij në Uest Point dhe ka kryer shërbimin ushtarak, ndërsa më pas u diplomua me notat maksimale në Harvard për drejtësi. Mike Pompeo ka qenë anëtar i Kongresit në radhët e republikanëve duke qenë pjesë e radhëve më të ashpra para se Presidenti Donald Trump ta emëronte drejtor të CIA-s dhe më pas Sekretar amerikan të Shtetit.

Prej kohësh Pompeo konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të Tramp dhe atij i janë dhënë meritat për gjetjen e një ekuilibri të ri në CIA-s në menaxhimin e marrëdhënieve mes agjencisë së spiunazhit dhe Presidentit amerikan, i cili krahasonte shërbimet amerikane të inteligjencës me nazistët.

Pompeo konsiderohej më agresiv ndaj Kremlinit në krahasim me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe në të kaluarën e ka cilësuar Presidentin Putin si një lider të rrezikshëm./Panorama.al

Etiketa: agjendaMike Pompeo

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Para
SHBA hap dokumentet sekrete: A ekzistojnë vërtet alienët?

SHBA hap dokumentet sekrete: A ekzistojnë vërtet alienët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com