GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Prishje pazari? Berberi rihap tenderin 25 mln euro për monitorimin

16:40 - 07/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kështu, me 14 nëntor Berberi nuk ka nënshkruar asnjë kontratë dhe punimet për këtë qendër monitorimi nuk kanë nisur ende.

Kështu, me 14 nëntor Berberi nuk ka nënshkruar asnjë kontratë dhe punimet për këtë qendër monitorimi nuk kanë nisur ende.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Ervis Berberi, në bashkëpunim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në limitin e vitit 2022, kanë rihapur super tenderin 25 milionë euro. Në nëntor 2022 Gijotina.com ka denoncuar se si dy “skifterët” e qeverisë Rama do të shpenzonin këto 25 milionë euro për “monitorimin e trafikut”. Nuk mjaftojnë nja dy salla monitorimesh, në bashki dhe në Ministrinë e Brendshme, duhet një tjetër! Kjo sallë do të kushtojë më shumë se sa autostrada Tiranë Durrës që është degraduar dhe nuk mirëmbahet nga ARRSH.

Bëhej fjalë për tenderin me numër reference REF-44866-10-07-2022 dhe objekt “Ndërtim dhe vënien në funksion të  Godinës së Qendrës së monitorimit të trafikut”.

 

Gara për këtë projekt ishte parashikuar të mbyllej me datë 14  nëntor 2022 dhe fituesi do të nënshkruante kontratën për dy vjet. Por, diçka ka ndodhur dhe pazari qenka prishur! Kështu, me 14 nëntor Berberi nuk ka nënshkruar asnjë kontratë dhe punimet për këtë qendër monitorimi nuk kanë nisur ende.

Gjithsesi, Berberi dhe Balluku nuk dorëzohen, pasi kontrolli i trafikut është një plan i mirë për të përvetësuar buxhet para fushatës zgjedhore. Kështu, me datë  29 dhjetor 2022, kur supozohet që ARRSH, si institucion qendror bën listat e shpërblimeve dhe pushimeve, qenka kujtuar të bëjnë nga e para këtë tender. Nëse arrihet akordi mes palëve, pritet që fituesi të shpallet me datë 2 shkurt 2023.

 

Në dokumentin e ri të publikuar për rihapjen e garës nuk jepet asnjë shpjegim përse është shtyrë procesi.

Si do të bëhen shpenzimet?

Në dokumentet e tenderit thuhet se kjo godinë do të jetë pika qendrore e projektit të ri  “Qendra  Monitorimit e Trafikut”. E cila sipas dokumenteve do të shtojë kontrollin në 13 segmente. Konkretisht, kjo qendër do të shtrijë shërbimin e saj në akset; Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Durrës – Plazh, Durrës – Kavajë, Kavajë – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Lushnje, Lushnje – Fier, Fier – Vlorë, Vorë – Ahmetaq.

 

Pra, vetëm për monitorimin në 8 segmente rrugore do të shpenzohen 25 milionë euro! Ndërsa për të gjitha akset Berberi do të qethë miliarda e miliarda lekë. Duhet të theksojmë se 25 milionë euro do të shpenzohen vetëm për ngritjen e godinës dhe organizmin e punës. Ndërsa gjatë  rrugës do të kërkohen të tjera shpenzime për mirëmbajte sistemi, blerje e mirëmbajtje paisjesh.

Për këtë pikë nuk është përcaktuar vlera e parashikuar që do të shpenzohet. Por më tutje është vendosur se sa para do të hidhen në këtë qendër deri në vitin 2023, për secilin vit përkatës. Konkretisht, nga viti 2022 janë alokuar 50,000,000 lekë nga buxheti i shtetit për këtë qendër. Fondi buxhetor për vitin 2023 është parashikuar 57,000,000 lekë, ndërsa fondi buxhetor për vitin 2024 është parashikuar 83,000,000 lekë. Epo duket qartë që kemi të bëjmë me një mega aferë të kurdisur me kujdes nga Berberi dhe Balluku.

Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBelinda BallukuErvis Berberifushate zgjedhoremonitorimi trafikutqender monitorimisegmente rrugoretender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Skandali në Pejë me foshnjen e pajetë, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Tensionet, Kurti për Al Jazeera: Kurrë s’bëjmë shkëmbim territoresh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com