GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Projekt aventurash i Dritan Agollit, i çon Faik Currit 1.7 miliardë lekë me Zip line, 12 MLN Euro tendera për 6 muaj

15:49 - 26/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Projekt aventurash i Dritan Agollit, i çon Faik Currit 1.7 miliardë lekë me Zip line, 12 MLN Euro tendera për 6 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur oligarku Faik Curri futet nëpër tendera dallohet një vrazhdësi dhe arrogancë në vendimet e komisioneve. Me veprimet e tyre duket sikur duan t’i thonë urdhërdhënësit dhe porositësit se u krye e pamundura. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu është klasifikuar tenderi më i fundit i Dritan Agollit në favor të Faik Currit.

Bëhet fjalë për tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) me objekt “Ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, ura të varura, Via ferrata, parqe aventure, etj.”.

Vlera e kontratës sipas dokumenteve është 173,403,831 lekë me TVSH. Qëllimi i këtij investimi është hartimi i projektit sipas fazave, nxjerrja e lejeve përkatëse, realizimi i punimeve të ndërtimit dhe dorëzimi i objektit të përfunduar me “çelësa në dorë”.

Agolli e publikoi hapjen e tenderit më 12 shkurt 2025 ndërsa data e dorëzimit të ofertave ishte më 28 shkurt 2025. Duke qenë një vlerë kaq e madhe, afati sipas ligjit duhet të ishte 30 ditë, por është vendosur të afrohet data sepse Curri nxitonte ta mbaronte këtë punë.

“Curri” shpk nuk e meritonte ta fitonte këtë tender sepse kishte oferta më të ulëta. Në këtë tender ishin 5 pjesëmarrës, por procedura duket se është formale, pasi gjithçka është vendosur jashtë komisionit. Siç mund të dallohet në dokumentin e ofertave, operatori ekonomik “CURRI” shpk ka bërë ofertën me vlerë 146,583,193.26 lekë pa tvsh, ndërsa G.P.G. COMPANY ka propozuar ta bëjë këtë punë me 139,124,952 lekë pa tvsh.

Por siç duket, firma e Paqsor Buzit “G,P.G. COMPANY” është tërhequr duke i hapur rrugë Currit. Ndërsa konkurrentët e tjerë janë skualifikuar. Kështu, më 21 mars 2025 është shpallur fitues “Curri” shpk dhe më 1 prill 2025 është firmosur kontrata nga Agolli.

Projekti përbëhet nga 8 Zip Line dhe 2 Via Ferrata të shpërndara në disa bashki. Më konkretisht, do të ndërtohen kavo për të rrëshqitur nga një lartësi dhe kavo për alpinizëm në shtigje malore.

Në listën e objekteve të dëshirave të Agollit janë: Ndërtim i Zip Line në kullën 360° në parkun kombëtar të Divjakës; në liqenin e Roshnikut, Berat; në kullën panoramike mbi liqenin e qytetit të Belshit, në liqenin e Grekanit, në Belsh; në liqenin e Funarit, Elbasan; në liqenin e Gjelbër, në fshatin Lalëz, Durrës; në Margegaj, Bajram Curri; në Voskopojë. Po ashtu do të shtrihet Via Ferrata në Buronjat e Kuçit, Nj. Administrative Horë – Vranisht dhe në kanionin e Gjipes, Bashkia Himarë.

Shënojmë se në afatin 18 muaj, operatori ekonomik, për realizimin e punimeve objekt kontrate duhet të disponojë fuqi punëtore prej minimalisht 30 persona.

Kush ia jep Currit gjithë këto tendera njëherësh?

Dritan Agolli ka bërë një tender fiktiv pa asnjë verifikim duke e paracaktuar fituesin. Mjafton të marrim vetëm një kriter, për shembull kapacitetin teknik dhe do të shohim se operatori nuk i ka burimet e mjaftueshme.

Kompania “CURRI” shpk në një hapësirë kohore prej 6 muajsh ka marrë tendera që nuk përballon me stafin teknik dhe fuqinë punëtore që ka deklaruar zyrtarisht. Bëhet fjalë për kontrata me vlerë totale afro 12 milionë euro.

Ndërkohë që zhvillohej ky tender, CURRI akoma nuk ka dorëzuar punimet e një kontrate tjetër:

Në gusht 2024, Curri ka marrë me firmën e Agollit, tenderin me objekt “Rigjenerimi urban i hapësirave publike, premonada, bulevarde, sheshe në Rajonin 4: Rigjenerimi urban i bulevardit të palmave dhe agrumeve, përgjate shkollës “Halim Xhelo” në drejtim të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë”.  Tenderi me fond limit 416,666,579 lekë pa TVSH e ka afatin 12 muaj për dorëzimin e punimeve.

Sipas kontratës, Operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e punimeve objekt kontrate duhet të disponojë fuqi punëtore prej minimalisht 125 persona të vërtetuar kjo me vërtetim të lëshuar nga Sigurimet shoqërore ose Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve për secilin muaj. Numri i punonjësve është përcaktuar në bazë të grafikut të punimeve, i përgatitur nga ana e projektuesit. Analiza bazohet tek faktorët, si volumet dhe kategoritë e punimeve, kualifikimi i punonjësve, grafiku i punimeve, zërat e punimeve dhe orët e punës dhe pagën minimale te lejuar që duhen për të përmbushur kontratën.

Në 21 gusht 2024, përsëri nga Dritan Agolli i FSHZH, Curri ka marrë tenderin me fondin limit 320,572,544  lekë pa TVSH. Kontrata ka si objekt  “Investime për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave tregtare, multifunksionale në zona model zhvillimi: Zdrale-Rijetëzimi urban i Pazarit të Shkodrës, Lot A – Rr. Hamz Kazazi”, Edhe kjo punë duhet mbyllur për 18 muaj. Agolli nuk harroi të bëjë të pamundurën për mikun e tij duke valëvitur një “Flamur të kuq” mbi tender. Kujtojmë që Open Data Albania e vendos këtë shenjë për të treguar riskun e korrupsionit.

Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate duhet të disponojë fuqi punëtore prej minimalisht 61 persona, 31 mjete, si kamion vetëshkarkues, autoviç, betoniere, eletrosladatriçe, rul, asfaltoshtruese, autobot, eskavator, fadromë, kompresor, etj.

Ku do i gjejë punonjësit “CURRI” shpk që t’i çojë tek puna te re që mori nga Agolli? Theksojmë se kjo kompani sipas të dhënave të deklaruara ka mesatarisht 170 veta.

Njeriu që i firmos këto tendera është Dritan Agolli, njeri i afërt me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Kujtojmë se drejtori i FSHZH, Dritan Agolli është nën hetim  për korrupsion dhe është thirrur në SPAK në 12 nëntor 2024.

Dritan Agolli, paralelisht me detyrën e drejtorit, është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik. Kemi një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Kreu i Fondit të Zhvillimit Shqiptar Dritan Agolli është vënë nën hetim nga SPAK edhe në lidhje me një tender që i ka dhënë kuzhinierit të famshëm Alfio Rrotani, me vlerë 400 mijë dollarë. Kompania “Mascarpone” ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani është shpallur fitues i tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Tenderi u denoncua më herët nga Gijotina.com dhe është pjesë e një afere të madhe korruptive.

I jepet tenderi Currit me ofertën 400 milionë lekë më të shtrenjtë

Ky është një nga ato rastet, KPP e Jonaid Myzyrit sillet si Inteligjencë Artificiale, ndërkohë që rezultati është 400 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit.

Në datën 21 tetor 2024 është publikuar procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim Ujësjellësi Rajonal Trebinjë Burimet e Kozicës, Bashkia Pogradec” me fond limit 451 397 182.5 lekë pa TVSH. Ky tender është zhvilluar në datën 03 shkurt 2025 nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec, që varet nga Belinda balluku dhe ka si drejtor Johan Sterjon.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me risk korrupsioni.

Kështu, pasi është bërë klasifikimi i operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, nga rezultatet e vlerësimit të ofertave ekonomike për vlerat (pa TVSH) del se “CURRI” Sh.p.k propozonte 414,733,506.03 lekë pa tvsh, ndërsa “REJ” Sh.p.k ofronte 374,445,351.75 lekë pa tvsh.

Diferenca është 400 milionë lekë mes dy ofertave, por porosia nga lart ka qenë në favor të Currit.

Ja ç’dodhi në fazën e dytë të vlerësimit të ofertave. Për ta lehtësuar vendimmarrjen e tij, Balluku e ka adresuar zgjidhjen në KPP ku gjendet zyrtari kyç i Rilindjes, Joanid Myzyri. Në datën 5 mars 2025 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “REJ” SHPK, duke kundërshtuar vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin dhe vlerësimin me 0 pikë të propozimit teknik të paraqitur nga operatori ekonomik “REJ” SHPK. Komisioni kishte “zbuluar” se Rej Shpk kishte një inxhinier minierash në vend të një inxhinieri gjeolog dhe nuk i merrte parasysh dokumentet e marrjes me qira të disa mjeteve si kamion dhe një makineri mikrotuneli.

Sipas ligjit, në rastin konkret, llogaritja e afatit për ankim pranë Ujësjellësit dhe njëherazi pranë KPP, nis ditën e publikimit të njoftimit të fituesit më datë 26.02.2025 dhe përfundon në ditën e 10-të. Në rastin konkret, afati i fundit ka qenë data 04.03.2025. Ankesa është në orën 01.43.23 dhe ka kaluar data në 05.03.2025. Pra, paska kaluar orari i ankesës më 1 orë 43 minuta e 23 sekonda.

Dhe kjo është kleçka për të mos pranuar ankesën në KPP. Po si nuk dallohet elefanti në dhomë, por merren me minutat vonesë të ankesës?!

Edhe në këtë rast kompania “Curri” shpk, është në kushtet e pamjaftueshmërisë së personelit dhe të mjeteve për zbatimin e kontratës. Ndërkohë, që merr këtë tender, Curri është i angazhuar edhe kontratat e tjera publike që i përmendëm më lart. Në këtë projekt, sipas kontratës, duhet të disponohem minimalisht 170 punonjës për të dorëzuar objektin në afatin 18 muaj. “Curri” shpk këtë personel e ka të aktivizuar nnë kontratat e tjera publike që nuk kanë mbaruar ose sapo kanë nisur. Pra, kjo kompani duhej skualifikuar pasi nuk e plotëson kriterin e kapacitetit teknik.

Kryetari KPP është Joanid myzyri, njëri i besuar i Edi Ramës. Një ditë më pas “shqyrtimit” të kësaj ankese (7 prill 2025) Myzyri shihet duke hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Ai ka qëndruar për më shumë se dy orë, por ka heshtur para mediave për arsyen e paraqitjes së tij. Myzyri mban këtë post që prej vitit 2020. Ai është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex me pronar Arbër Abazin, të cilat po hetohen nga SPAK, por është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë për këtë qëllim.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Belinda BallukuDritan AgolliFaik CurriFSHZHJohan Sterjotender

Lajme të lidhura

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re
Breaking Views

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

14:09 - 14/05/25
Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

13:48 - 13/05/25
Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim
Breaking Views

Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim

16:41 - 12/05/25
Para
“Vëllai im dragua”, Danela ndan detajet e jashtëzakonshme: Kur vdiq i ndërruan arkivolin 3 herë, ai vetëm zgjatej

“Vëllai im dragua”, Danela ndan detajet e jashtëzakonshme: Kur vdiq i ndërruan arkivolin 3 herë, ai vetëm zgjatej

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com