GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Projekti i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit në protestë: Na gënjyen për legalizimet

10:31 - 03/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Projekti i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit në protestë: Na gënjyen për legalizimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër protestë po zhvillohet sot paralelisht me atë që po zhvillohet në Rinas. Edhe banorët e Kodrës së Priftit po protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, pasi ky projekt po iu prek banesat e tyre. Ata shprehen për mediat se projekti i Unazës së Madhe  është devijuar. Një prej atyre akuzoi qeverinë se i gënjeu, pasi gjatë zgjedhjeve iu është premtuar legalizimi i banesave, të cilat do u shemben për këtë projekt.

Madje një prej tyre tregoi se Veliaj iu ka thënë se rrugët  nuk do të ndryshojnë sa kohë në krye do të jetë qeveria Rama dhe tani pasi morën votën po zhvillojnë një projekt të ndryshuar.  “Jo nuk e kam të legalizuar dhe në 2022 më lajmëruan që nuk legalizohej shtëpia dhe ne po çuditemi, neve u çuditem, shtëpia ngjit me mu. Unë  e kam blerë tokën me lekë edhe nuk e mora kështu, por e mora në atë gropën atje, ne s’jemi aq budallenj. Shpirti im e di, thamë se do legalizoheshim edhe ne. 22 vite pa u legalizuar. Me vjen keq që dëgjova Veliaj që sa të jem unë dhe Rama rrugët nuk ndryshojnë. Po mirë kur ia dhamë votën i pëlqeu atij? E mori çunin të mbledh njerëzit.

Na premtoi se me garanci do të dëmshpërbleheni, ua jap me garanci, si nuk na ka ardh një njëri. Nuk e di si e vleresojne ato, kur jam ankuar te avokati i popullit, dhe më kanë sjell letrën që më kap rruga. Ne duam që projekti të shkojë ku ka qenë. Vota nga ne nuk presim më. Edhe kalamajtë që janë kokë e këmbe më Edi Ramën mos ta votojnë”- tha një banor.

Protestat për këtë projekt vazhdojnë prej disa muajsh, së pari është nisur nga banorët e Laprakës dhe tashmë po vazhdon nga të gjitha zonat që preken nga ky projekt. Por deri tani qeveria ka treguar se nuk i merr për bazë ankesat e tyre dhe nuk ndërmend të ndal shembjen e banesave.

Etiketa: Kodra e PRIFTITKryesore1kundershtiprojektprotestashemben shtepiteUnaza e Madhe

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
Para
Arrestohet oficerja e policisë, grabiste banesa dhe makina

I riu u përplas me efektivët për kontrollin në makinë, si ndodhi incidenti në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com