GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Projekti TID në Durrës/ Banorët dorëzojnë në Bashki dokumentin me 15 faqe: Të shfuqizohet, shtëpinë s’e lëshon njeri për lulishte

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Projekti TID në Durrës/ Banorët dorëzojnë në Bashki dokumentin me 15 faqe: Të shfuqizohet, shtëpinë s’e lëshon njeri për lulishte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë vijuar përplasjen me institucionet, duke kërkuar anulimin e tij.

Një përfaqësi e tyre dorëzoi në Bashkinë Durrës një dokument prej 15 faqesh, të firmosur nga 65 banorë.

Dokumenti u drejtohet disa institucioneve, mes tyre Bashkia Durrës, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore.

Banorët kërkojnë pezullimin e projektit dhe nisjen e procedurave për shfuqizimin e tij.

Sipas arkitektes Entela Koja, shfuqizimi i VKM-së nr. 442, datë 3 qershor 2020, ka rrëzuar bazën ligjore mbi të cilën mbështetej projekti.

Me shfuqizimin e zonës së re për zhvillim është prekur edhe Plani i Detyruar Vendor, që parashikonte prishjen e disa pronave.

“Projekti ka rënë që në momentin që diskutohet rishikimi i tij”, deklaroi Koja.

Ajo tha se banorët kërkojnë që institucionet ta pranojnë këtë edhe zyrtarisht, përmes dokumenteve.

Edhe banorët kanë reaguar ashpër, duke kundërshtuar çdo tentativë për prishjen e banesave të tyre.

“Ta shfuqizojë vendimin, se shpëtuan shumë shtëpi dhe njerëzit po gëzojnë”, tha banorja Rita Kazazi.

“Ne shtëpinë nuk e lëshojmë për lulishte. Ta harrojnë!”, shtoi ajo.

Banorët paralajmërojnë se beteja do të vijojë edhe në gjykatë dhe në Këshillin Bashkiak.

Ata kundërshtojnë projektin e hartuar nga AADF, duke pretenduar se ai prek mbi 80 prona në zonën historike të Durrësit.

Përfaqësuesit e banorëve kërkojnë që projekti të pezullohet dhe çështja e pronave të zgjidhet përmes një procesi të drejtë ligjor.

 

Etiketa: BanorëtDurrësProjekti TIDproteste

Lajme të lidhura

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
Para
Ndërtim pa leje në Sarandë/ Arrestohet 47-vjeçari, pezullohet një polic

Ndërtim pa leje në Sarandë/ Arrestohet 47-vjeçari, pezullohet një polic

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është...

Lexo më shumë
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com