GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Prokurorët kanë një regjistrim audio të Trumpit duke diskutuar për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara

20:11 - 09/06/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurorët kanë një regjistrim audio të Trumpit duke diskutuar për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas raporteve të mediave amerikane, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë një regjistrim audio të ish-presidentit Donald Trump nga një takim i mbajtur pasi ai ishte larguar nga detyra, në të cilin ai thotë se kishte në zotërim një dokument të klasifikuar të Pentagonit në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Rrjeti CNN, i cili raportoi fillimisht për regjistrimin, njofton se në të, Trumpi sugjeron që ai donte të ndante informacionin me të tjerët, por nuk mund ta bënte dot, pasi nuk mund ta deklasifikonte dokumentin, meqë nuk ishte president.

Komentet mbi regjistrimin, të bëra në korrik të vitit 2021 në klubin e tij të golfit në Bedminster, në shtetin e Nju Xhersit, duket se bien ndesh me pretendimet e përsëritura të ish-presidentit se ai i kishte deklasifikuar dokumentet që kishte marrë me vete nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago, në Florida, pas largimit nga detyra. Regjistrimi mund të jetë gjithashtu një provë kyçe për prokurorët, që kërkojnë të vërtetojnë se Trumpi e dinte se aftësia e tij për të mbajtur dokumente të klasifikuara ishte e kufizuar.

Një zëdhënës i Trumpit tha në një deklaratë se hetimi ishte “i pabazë” dhe përbënte “ndërhyrje të vazhdueshme në zgjedhjet presidenciale”.

Regjistrimi i është dhënë zyrës së prokurorit të posaçëm Jack Smith, që po heton prej disa muajsh rreth keqpërdorimit të mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago dhe nëse Trumpi, apo dikush tjetër, është përpjekur të pengojë në mënyrë kriminale hetimet.

Hetimi penal filloi vitin e kaluar pasi Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve njoftoi FBI-në për praninë e dokumenteve të klasifikuara në 15 kuti të gjetura në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago dhe të dorëzuara me vonesë tek Arkivat.

Hetuesit fillimisht kërkuan që ish presidenti të dorëzonte gjithë dokumentat e mbetura të klasifikuara, por pasi morën vetëm rreth 36 kuti gjatë një vizite në qershor të vitit 2022 në Mar-a-Lago, u kthyen me një urdhër kërkimi dy muaj më vonë dhe gjetën edhe rreth 100 dokumente të tjera të shënuara si të klasifikuara.

Prokurori special Smith, po heton gjithashtu edhe rreth përpjekjeve të zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Një hetim paralele po për këtë çështje po kryhet edhe nga prokurorët në Atlanta, të shtetit Xhorxhia. Prokurorët e Nju Jorkut e kanë akuzuar zotin Trump në fillim të këtij viti ndërkohë për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Sipas raportimit të CNN-it, regjistrimi është bërë gjatë një takimi në Bedminster mes ndihmësve të Trumpit dhe dy personave, që po punonin për autobiografinë e ish-shefit të kabinetit të Trumpit, Mark Meadows.

Sipas CNN-it, autobiografia e zotit Meadows përfshin një përshkrim të atij që duket të jetë i njëjti takim. Një avokat i zotit Meadows nuk pranoi të komentojë të mërkurën kur u kontaktua nga agjencia Associated Press.

CNN-i tha se dëshmitarët, përfshirë gjeneralin Mark Milley, Shefin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, janë marrë në pyetje në lidhje me episodin. Një zëdhënës i gjeneralit Milley nuk pranoi të komentojë mbi njoftimet se ai ishte intervistuar./ VOA

Etiketa: pergjimeprokurorTrump

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Para
Akuzat për abuzim seksual, del vendimi për Trump

Trump akuza Sorosit: Partia në pushtet kërkon të eliminojë opozitën, jam 7 pikë para Biden

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com